• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pasuritë e dyshimta/ Strategjia e kryeprokurores për goditjen e parave ‘të pista’

by Java News
19/08/2018 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, ka hartuar një plan për intensifikimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit, duke u fokusuar tek goditja e të korruptuarave, përmes identifikimit dhe konfiskimit të pasurive të paligjshme. Plani parashikon të gjitha hapat dhe veprimet e organit të akuzës, në kuadër të luftës kundër korrupsionit, deri në vitin 2020, duke shënjestruar pasuritë e dyshimta, në zbatim të ligjit anti-mafia.

Pasuria e paligjshme e përfituar nga veprat penale, kryesisht ato të krimit të organizuar, korrupsionit e pastrimit të parave, synon të futet në qarkullimin e ligjshëm ekonomik. Hetimi pasuror është një mjet i dobishëm në duart tona, për të ndaluar këtë fenomen por nga ana tjetër edhe për të ndihmuar hetimin penal, duke zbuluar motive, lëvizje, dëshmitarë etj. Do të synojmë rezultate më të larta nëpërmjet hetimi pasuror, nëpërmjet zbatimit të ligjit nr. 10192/2009, të përmirësuar nga ndryshimet e vitit 2017 në drejtim të hetimit dhe masave të mëposhtme: Zhvillimi i hetimeve financiare paralelisht me çdo hetim për vepra penale të rënda, falsifikimin, për vepra penale që lidhen me detyrën”, parashikon plani i prokurorisë. Plani parashikon gjithashtu rritjen e bashkëpunimit ndërmjet prokurorive në fushën e zbatimit të ligjit anti-mafia. “Rritja e bashkëpunimit ndërmjet prokurorive që hetojnë veprat penale objekt i fushës së zbatimit të ligjit nr. 10192/2009, i ndryshuar, dhe ndërmjet tyre dhe institucioneve ligjzbatuese; Realizimi i analizave të posaçme mes strukturave ligjzbatuese dhe prokurorive; Shfrytëzimi i teknologjisë dhe kapaciteteve hetimore-financiare të institucioneve si tatime, dogana, banka etj; Rritja e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë; Rritja e mëtejshme e kapaciteteve profesionale, nëpërmjet organizimit të trajnimeve të vazhdueshme; Rritja e hetimeve proaktive”, thuhet në dokument.

Përgjimet

Plani i prokurorisë për luftën kundër korrupsionit deri në vitin 2020, përpos të tjerave, parashikon edhe përdorimin më me efiçencë të përgjimeve të komunikimeve elektronike. ‘Ka qenë një objektiv i vazhdueshëm i prokurorisë realizimi i veprimeve teknike të përgjimit nga oficerët e policisë gjyqësore nën drejtimin dhe kontrollin e prokurorit që heton, duke vlerësuar si një pikë të fortë në rritjen e eficencës së hetimit, mundësinë e ndjekjes në dinamikë të përgjimit dhe nga ana tjetër ngushtimin e rrethit të subjekteve që marrin informacion. Ndryshimet ligjore të vitit 2017, i hapën rrugën këtij procesi dhe hapat e mëtejshëm synojnë: Krijimi dhe funksionimi i strukturave të posaçme dhe të specializuara për kryerjen e përgjimit të komunikimeve elektronike pranë prokurorive; Pajisja e strukturave të mësipërme me mjetet teknike të nevojshme dhe trajnimi për përdorimin; Zgjerimin e kapaciteteve për përgjimin aktiv”, thuhet në dokument.

Strukturat e reja

Në planin e prokurorisë theksohet edhe rëndësia e ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatat Speciale. “Pas ndryshimeve kushtetuese dhe ligjeve të reformës në drejtësi, struktura e re që do të hetojë veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, është Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Njësia e Posaçme Hetimore, e cila emërtohet “Byroja Kombëtare e Hetimit”. Kjo strukturë e specializuar do të ushtrojë kompetencat në mënyrë efikase dhe të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm. Deri në krijimin e kësaj strukture, çështjet në kompetencë të saj do të hetohen përkatësisht nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe prokuroritë pranë gjykatave të rretheve gjyqësore, sipas kompetencës të përcaktuar përpara hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale. Kjo përgjegjësi, në mënyrë të vazhdueshme ka qenë prioritet i punës së prokurorisë, dhe do të vijojë të ushtrohet me angazhim maksimal dhe bashkëpunim të të gjitha strukturave”, parashikon strategjia.

Plani

Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, ka hartuar një plan për intensifikimin e luftë kundër korrupsionit dhe krimit, duke u fokusuar tek goditja e të korruptuarave, përmes identifikimit dhe konfiskimit të pasurive të paligjshme.

Përgjimet

Plani i prokurorisë për luftën kundër korrupsionit deri në vitin 2020, përpos të tjerave, parashikon edhe përdorimin më me efiçencë të përgjimeve të komunikimeve elektronike (Shqiptarja.com).

Next Post
Irani fillon karshillëkun me SHBA: Do nxjerrim në fluturim avionin luftarak

Irani fillon karshillëkun me SHBA: Do nxjerrim në fluturim avionin luftarak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kishte probleme shëndetësore, zbardhen detaje mbi turisten që humbi jetën në Himarë

Kishte probleme shëndetësore, zbardhen detaje mbi turisten që humbi jetën në Himarë

August 6, 2026
Një herë si klient, pastaj si grabitës? Çfarë dihet për vjedhjen e argjendarisë në Kamëz

Një herë si klient, pastaj si grabitës? Çfarë dihet për vjedhjen e argjendarisë në Kamëz

August 6, 2026
Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Livadhit dhe Llamanit, në pranga 3 persona

Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Livadhit dhe Llamanit, në pranga 3 persona

August 6, 2026
Për çfarë shpenzon Serbia miliona nga rezerva buxhetore?

Për çfarë shpenzon Serbia miliona nga rezerva buxhetore?

August 6, 2026
Aksident në Fier-Lushnje, makina del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

Aksident në Fier-Lushnje, makina del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

August 6, 2026
Unazat zbuluan gjithçka? Më shumë detaje nga “martesa sekrete” e Gigi Hadid me Bradley Cooper

Unazat zbuluan gjithçka? Më shumë detaje nga “martesa sekrete” e Gigi Hadid me Bradley Cooper

August 6, 2026
Alarm i OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

Alarm i OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

August 6, 2026
Policia zbardh detaje për deportimin e Sokol Hoxhës, autor i tre vrasjeve

Policia zbardh detaje për deportimin e Sokol Hoxhës, autor i tre vrasjeve

August 6, 2026
Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

August 6, 2026
Hakerët hyjnë në ‘zemër’ të infrastrukturës amerikane, preken sistemet e ujit në 12 shtete

Hakerët hyjnë në ‘zemër’ të infrastrukturës amerikane, preken sistemet e ujit në 12 shtete

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com