Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot interesimit të një studenti lidhur me deklarimin e pasurisë së tij, ndërsa theksoi se “është gënjeshtër fakti se unë kam deklaruar 2 mijë euro të ardhura”.
Në takim me studentë të Universitetit të Vlorës, Kryeministri Rama u shpreh se “asnjëherë nuk e ka kthyer në debat këtë gjë, sepse mendon se nuk mund t’i hyjë çdo akuze dhe shpifje që bëhet”, “por theksoi ai “kjo është një gënjeshtër”.
“Kurrë nuk kam deklaruar që kam vetëm 2 mijë euro. Kjo është gënjeshtër e sajuar. Janë të gjitha deklaratat e mia të pasurisë. Unë kam qenë emigrant dhe si të gjithë emigrantët e tjerë kam bërë edhe unë pjesën time të sakrificave në emigracion. Shtëpia ime, jo vetëm që është e deklaruar në çdo detaj por edhe taksat i ka të gjitha të ilustruara në çdo detaj”, tha Rama.
a.çupaj










