• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pasuria e vënë para marrjes së detyrës, gjyqtarët: Nuk kemi dokumente justifikuese

by A R
17/11/2016 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armata e gjyqtarëve të Shqipërisë, në një dokument të firmosur prej 30 faqesh, deklaron se njerëzit e drejtësisë aktuale nuk kanë dokumentacion ligjor, për të justifikuar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, të akumuluar që nga rënia e sistemit komunist, pra para fillimit të detyrës.

Teksa kërkojnë me forcë rrëzimin e ligjit të Vetingut, sidomos të kapitullit që parashikon kontrollin e ligjshmërive të pasurive, gjyqtarët e konsiderojnë të papranueshëm kushtin e justifikimit të pasurisë me dokumente dhe të ardhura të ligjshme.

Ndërsa Bashkimi Europian dhe SHBA po shtojnë dita ditës presionin për zhbllokimin e Vetingut, gjyqtarët japin alarmin për pasojat e zbatimit të ligjit, i cili hap dyert e Brukselit për Shqipërinë.

Po ashtu, gjyqtarët shprehen kundër justifikimit të pasurive nga familjarët e tyre, të vëna përpara detyrës së subjektit. Nuk dihet se sa për qind e gjyqtarëve nuk i justifikojë dot vilat, paratë dhe bizneset, para institucioneve të rivlerësimit, por sipas një perceptimi të qytetarëve, rreth 80 për qind posedojnë pasuri të paligjshme, me burim praktikat korruptive.

“Provimi i burimeve të ligjshme për pasuri të vëna përpara detyrës për të dhe për familjarët, është një kërkesë që nuk plotëson asnjë qëllim, por thjesht kërkon të penalizojë subjektet, për pamundësinë e tyre për të gjetur dokumente. Dhe një rrezik i tillë është real, duke patur parasysh kohën e gjatë që mund të ketë kaluar që nga krijimi i pasurisë, rrethin e subjekteve të deklarimit, faktin që familjarët, apo subjektet mund të kenë punuar në emigracion të pasiguruar, apo faktin që ekonomia shqiptare ka qenë informate dhe pavarësisht punës së ndershme, të ardhurat nuk mund të provohen dhe të klasifikohen edhe ligjërisht si burime të ligjshme fitimi pavarësisht se, nuk kanë rrjedhur fare nga detyra, apo abuzimi i subjektit me të. Pikërisht këto parashikime cenojnë parimin e sigurisë juridike të elaboruar nga Gjykata Kushtetuese në disa vendime të saj. Kjo pasi subjektet nuk kishin parashikuar, apo e dinin se një ditë do të ushtronin këtë detyrë, apo se duheshin këto dokument, prandaj kurrsesi nuk mund të penalizohen për të”, thonë gjyqtarët.

Gjyqtarët shprehen edhe kundër barrës së provës, pra të detyrimin për të provuar ligjshmërinë e pasurisë, kur zotëron një nivel të caktuar të pasurisë, të pajustifikuar në burime të ligjshme.

“Qëllimi i amendamenteve Kushtetuese është i qartë, në ato raste kur subjekti zotëron një nivel të caktuar pasurie, prezumohet fajtor për shkeljen disiplinore dhe përmbyset barra e provës duke u detyruar ai për të provuar të kundërtën. Po për familjarët e tij dhe pasurinë e tyre, mund të zbatohet rivlerësimi dhe përmbyset barra e provës?! Përgjigja është absolute, kurrsesi jo, pasi cënon një sërë të drejtash Kushtetuese si siguria juridike, e drejta për një proces të rregullt ligjor, e drejta për të gëzuar një jetë të qetë familjare dhe e drejta e privatësisë”, shprehen ata, në dokumentin drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Një pjesë e prokurorëve kanë refuzuar të firmosin për ankimimin e ligjit të Vetingut në Gjykatën Kushtetuese, duke mos iu bashkuar linjës anti-Veting, e udhëhequr nga Partia Demokratike dhe Unioni i Gjyqtarëve. Ndërkaq, edhe takimi i prokurorëve,, të cilët ishin njoftuar më herët se duhet të mblidheshin më datë 5 nëntor, për të vendosur se çfarë qëndrimi do të mbanin për ligjin e Vetingut u anulua në mënyrë të beftë. Unioni i Prokurorëve njoftoi anëtarët se mbledhja e tyre nuk do të zhvillohet një ditë tjetër, por gjithçka edhe pezull./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Kuintalë kanabis, kokainë e heroinë/ Shkatërrohet banda shqiptaro- italiane

Kuintalë kanabis, kokainë e heroinë/ Shkatërrohet banda shqiptaro- italiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In