• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasuria e Llallës, nga shtëpia me prindërit, te blerja e tokave dhe apartamenteve

by Java News
12/11/2017 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeprokurori Adriatik Llalla është drejt fundit të mandatit të tij, por duket se do të mbahet mend për shumë gjëra. Shumë zyrtarë të niveleve të larta i kanë shpëtuar burgut dhe rasti më i fundit janë autorët e marrëveshjes me CEZ. Por shpresat e shqiptarëve janë te procesi i vetingut. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të pasurive ka mbyllur procesin e kontrollit për krerët e drejtësisë. Gazeta ka siguruar të dhënat për kryeprokurorin Adriatik Llalla. Verifikimi i pasurisë për të ka nisur prej vitit 2003 kur ka nisur punën si prokuror në Fier dhe ka kryer deklarimin e parë të të ardhurave.

Në vitin 2003 Llalla ka deklaruar si pasuri një ambient banimi, që ka 1/3 e pronësisë, pasi ka pasur dhe prindërit e familjarë të tij që kishin pronësi mbi të. Sipas tij, banesa është blerë në vitin 1996. Po ashtu ka deklaruar dhe një truall të blerë në vitin 1995 me të ardhura nga emigracioni. Kjo ka qenë deklarata fillestare e tij. Deri në vitin 2006 ai ka deklaruar pagën dhe një pension të nënës së tij. Mirëpo, në vitin 2006 Llalla ka deklaruar dhe të ardhura nga motra si dhe shtesë kati në banesë+ballkone me një sipërfaqe prej 180 metër katror. Sipas tij, vlera e kësaj shtese ka kapur shifrën e 8 milionë lekëve të vjetra. Ndërsa në vitin 2007 ai ka deklaruar blerjen e një trualli rreth 3 mijë metër katror në Bathore. Vlera e këtij trualli ka qenë 15 milionë lekë të vjetra dhe ai ka deklaruar në ILDKP se këto para i ka marrë hua.

Të ardhurat si kryetar i ILDKP

Në vitin 2008 Adriatik Llalla merr postin e Inspektorit të Përgjithshëm në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Në këtë post ai u emërua nga Partia Demokratike, ku pati shumë debate dhe akuza mes palëve në atë kohë, pasi socialistët ishin kundër këtij vendimi. Megjithatë ai u emërua në këtë post. Në këtë vit Llalla ka deklaruar se përveç pagës së tij dhe të bashkëshortes ka dhënë me qera banesën e tij dykatëshe. Sipas deklaratës ka dhënë të dyja katet me qera dhe ka përfituar prej tyre 7 milionë lekë të vjetra në vit. Nga viti në vit më pas duket se ka pasur një rritje të pasurisë dhe janë shtuar gjendjet CASH të parave të Kryeprokurorit. Ai ka deklaruar shpenzime për shkollimin e dy fëmijëve në kolegje, si dhe vijon dhënia me qera e banesës.

Pasuria si Kryeprokuror

Si për koicidencë, në momentin që mori postin e kryeprokurorit Adriatik Llalla ka blerë një apartament. Ai është shprehur në deklaratën e pasurisë se e ka blerë 22 milionë lekë të vjetra. Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 67.2 metër katror. Sa i takon burimit të të ardhurave, prokurori i Përgjithshëm është shprehur se kanë ardhur nga pakësimi i gjendjes CASH. Në vitet në vijim vihet re më pas një shtim i llogarive bankare, por dhe ndryshimi i punës së bashkëshortes. Ndërkohë interesat është fakti se nga viti në vit janë rritur të ardhurat nga dhënia me qera e shtëpisë. Nga rreth 6-7 milionë lekë që deklaronte në fillim, tani Llalla ka deklaruar se ka përfituar deri në 10 milionë lekë të vjetra në vit. Ndërsa në deklaratën e tij më të fundit, Llalla ka deklaruar një shtim të të ardhurave në llogarinë bankare me rreth 9 milionë lekë të vjetra. Po ashtu dhe bashkëshortja ka pasur shtim të llogaris bankare. Gjatë 13 viteve duket se ka pasur një rritje të pasurisë të Kryeprokurorit, pasi ka banesa, troje dhe llogari bankare. Por përtej kësaj çështja që shtrohet është se përveç shtimit të pasurisë ai nuk ka bërë asgjë në shërbim të vendit.

Pikëpyetjet e pasurisë

Nëse shihen të gjitha deklaratat, ka disa pikëpyetje ose paqartësi mbi deklarimet. E para është se kryeprokurori ka dhënë me qera dy katet e shtëpisë së tij dhe nuk dihet se ku ka jetuar fillimisht. Tjetra është shkollimi i fëmijëve. Në një vit ai ka pagur nga rreth 5 mijë euro për arsimin e tyre. Pastaj është rasti i tokës në Bathore. Në vitin 2007 ajo është blerë 15 milionë lekë të vjetra ndërsa pas 10 viteve është shitur 249 000 euro. Të gjithë deklarimet e tij dhe gjithë gjyqtarëve e prokurorëve do i kalojnë Komisionit të Kualifikimit dhe pastaj do jetë ai që do vendosë.

Kliti Topalli, Gazeta SOT

Next Post
Iu gjetën miliona në banesë, por gjyqtari rezulton i ‘varfër’ dhe pa makinë (deklarata e pasurisë)

Kërkohet burg, nis seanca për gjyqtarin milioner që liroi të dënuarin për vrasje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In