• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pasuria e Hajrave në Shijak, SPAK i kërkon Gjykatës së Posaçme të “vulosë” sekuestron

by A R
23/02/2020 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK konfirmoi sekuestrimin e pronave për Altin dhe Leonard Hajri, në kushtet e emergjencës duke i dorëzuar ato në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar.

Pronat e sekuestruara janë dërguar tashmë në Gjykatë nga SPAK ku pritet konfiskimi i tyre.

Me aktin normativ anti KÇK të miratuar nga qeveria, pronat e sekuestruara mund të përdoren nga shteti edhe pa u vendosur sekuestrimin e tyre më urdhër të gjykatës.

Altin Hajri dhe Leonard Hajri ishin pjesë e rrëmbimit dhe më pas vrasjes se Jan Prengës më 17 janar 2020. Leonard Hajri u arrestua së bashku me të atin dhe persona të tjerë të përfshirë në rrëmbim, ndërsa Altin Hajri është ende në kërkim nga policia.

Një operacion i gjerë i policisë ka vënë sot nën sekuestro pronat e tyre në Shijak, të cilat dyshohen se ishin vënë përmes aktiviteteve të ndryshme kriminale.

Kështu, është bërë sekuestro e kompleksit “Golden Resort”, në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit, por edhe të disa pronave të tjera.

Në këtë resort është parë për herë të fundit Jang Prenga, i marrë peng rreth një muaj më parë dhe prej atëherë rezulton i zhdukur.

Lista e pronave që do t’i nënshtrohet sekuestros me urdhër nga Gjykata e Posaçme:

1-Kompleksi ‘Golden Resort’, me adresë Xhafzotaj, Durrës, në pronësi të Altin Hajrit

2-Karburanti ‘ALT-OIL 2018’ me adresë Xhafzotaj, Durrës, në pronësi të Altin Hajrit

3-Vilë dykatëshe e cila ndodhet në fshatin Pezë, Shijak, Durrës, në pronësi të Altin Hajrit

4-Një vilë 4-katëshe në fshatin Pezë, Shijak, Durrës, në pronësi të , Leonard Hajrit

/a.r

Next Post
Nuk u hapën negociatat/ Cakaj: Shtyrja për shkak të divergjencave te brendshme të BE-së

Koronavirusi ka prekur shqiptarët në Itali? Ja çfarë thotë ministri Cakaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com