Të gjitha kanalet kulluese në Bashkinë e Tiranës janë duke u pastruar dhe hapur për t’i shërbyer fermerëve për vaditjen e prodhimeve të tyre bujqësore.
Përmes një njoftimi në rrjetin social “Twitter”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë të ditur se përpara ardhjes së stinës së verës po pastrohen kanalet për prodhimin e produkteve të zonës.
“Në Baldushk, Petrelë e Dajt sigurohemi që uji shkon në çdo parcelë para stinës së nxehtë për produktet ‘Made in Tirana’. Në Tiranë jemi njësoj, si në fshat dhe në qytet. Këtë fundjavë Bashkia Tiranë pastroi kanalet vaditëse para verës”, shkruan Veliaj.
Javanews/ a.k