• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pastrimi i parave, prokuroria kërkon informacion nga Rumania për aktivitetin e Dzanashvilit

by Java News
13/12/2016 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës, i është drejtuar me një letërporosi autoriteteve të Rumanisë, duke kërkuar informacion lidhur me aktivitetin tregtar dhe kriminial të biznesmenit Amiran Dzanazhvili. Ky i fundit është personi që dy vite më parë ka blerë aksionet e ish-deputetit Mark Frroku në kompaninë e basteve sportive “Xhoi-Lloto”.

Prej më shumë se një viti, Dzanazhvili, Ofer Nimrodi dhe disa biznesmenë të tjerë, deri në ish-ministra, janë në verifikim e sipër nga prokuroria e Tiranës, për transaksione të dyshimta bankare dhe pastrim parash. Mësohet se letërporosia i është dërguar për përkthim ministrisë së Drejtësisë dhe për disa dita, ajo do i dërgohet autoriteteve Rumune, për ekzekutim.

Mbyllja e firmës 5.6 milion euro
Amiran Dzanazhvili, biznesmeni gjeorgjiano-izraelit dhe izraeliti tjetër Ofer Nimrodi që po hetohen prej disa kohësh për pastrim parash nga njësia hetimore Task-Forcë, me një vendim të çuditshëm kanë vendosur të pezullojnë aktivitetin e kompanisë së basteve sportive “Xhoi-lloto”, të blerë prej tyre me një vlerë prej rreth 5.6 milion euro.

Pezullimi i kompanisë së basteve është bërë vetëm pak vite, kur kjo kompani është blerë nga Dzanazhvili dhe Nimrodi tek dy shqiptarët Ervin Canollari dhe ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Mark Frroku.

Transaksionet bankare për blerjen e kësaj kompanie janë konsideruar të dyshimtë, kjo për shkak të orgjinës të dyshimtë të eurove që u dhanë për blerjen e pronësisë së firmës së basteve në Shqipëri.

Mirëpo pas nënshkrimesh të një seri kontratash, Amiran Dzanazhvili në cilësinë e drejtuesit të kësaj kompanie, për shkak se disponon 85 për qind të aksioneve, ka vendosur të mbyllë thuajse të gjitha pikat e basteve në Shqipëri.

Ky veprim është kryer në 10 qershor të 2016, dhe fill pas këtij vendimi në 21 qershor të 2016 biznesmeni gjeorgjiano-izraelit Amiran Dzanazhvili ka autorizuar përfaqësuesin e tij Olger Priftin të pezullonte aktivitetin e kompanisë së basteve.

Kjo lëvizje shihet si një vendim manovër i Dzanazhvilit dhe Nimrodit për të shmangur detyrimet tatimore ose për të shpallur falimentin e kompanisë. Ndërkohë që sipas ekspertëve, një lëvizje e tillë për një kompani të blerë pak vite më parë me rreth 5.6 milion euro shihet më shumë si një gjendje kolapsi i saj, ku duket se pas këtij pezullimi kërkohet të kryhet një rioganizim me qëllim rihapjen e këtij aktiviteti.

Blerja 50 mijë euro të aksioneve të Priftit
Shtatë muaj përpara se të shpallte pezullimin e aktivitetit të kompanisë së basteve “Xhoi-Lloto” biznesmeni Amiran Dzanazhvili ka blerë aksionet e kompanisë “Premere Service” që zotërohet nga ish-deputeti Dritan Prifti. Ky i fundit ka pasur 5 për qind të aksioneve në “Xhoi-Lloto”, dhe që prej dhjetorit 2015 është larguar nga kjo kompani duke ia shitur kapitalin Dzanazhvilit.Gjeorgjiano-izraelit 7 muaj pas kësaj blerje ka vendosur të pezullojë aktivitetin e kompanisë së tij, në Shqipëri.

Miliona euro në “Xhoi-Lloto”
Transferta miliona euro janë evidentuar nga ofiçerët e Pastrimit të Parave, në kompaninë e basteve sportive “Xhoi-Lloto”, ku protagonistë të këtyre transfertave kanë qënë deputeti Mark Frroku, biznesmeni Ervin Çanollari, ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, gjeorgjiano-izraeliti Amiran Dzanashvili dhe izraeliti tjetër Ofer Nimrodi.Dinamika e hetimit nga Drejtoria e Pastrimit të Parave tregon se Ervin Çanollari në 10 shkurt 2009 i shet 50 për qind të aksioneve Mark Frrokut, në atë periudhë ky i fundit nuk ishte bërë ende deputet. Frroku ka hyrë bindshëm në kompaninë “Xhoi-Lloto”, e krijuar në datën 9 qershor 2008.Kur kishin kaluar gati 4 vjet bashkëpunimi në biznes me Mark Frrokun, biznesmeni Ervin Çanollari vendos të shesë 35 për qind të aksioneve tek gjeogjiano-izraeliti Amiran Dzanashvili, me një vlerë astronomike 2 milion euro.

Dzanashvili ofron shokun
Plot katër muaj nga bashkëpunimi me Dzanashvilin, Çanollari, tashmë që i kishin mbetur dhe 15 për qind të aksioneve në “Xhoi-lloto” vendos në 25 prill 2013 të shesë këto aksione tek miku i Dzanashvilit, izraeliti Ofer Nimrodi.

Ky i fundit një milioner në Izrael, që zotëron një sërë kompanish, përfshirë media, dhe i implikuar disa vite më parë në një komplot për vrasje të kundërshtarit të tij në biznes. Nimrodi dhe Dzanashvili kanë pasur njohje mes tyre dhe ka shumë gjasa që për të investuar para në Shqipëri, e ka ftuar Amiran Dzanashvili.Mirëpo këto transaksione sipas Drejtorisë së Pastrimit të Parave janë të dyshimta dhe duhet të hetohen nga prokuroria.

Frroku dhe 80 milionët
Ende pa u mbushur 1 muaj nga largimi nga kompania e basteve, i ortakut të tij Shqiptar Ervin Çanollari, Mark Frroku vendos të shesë 20 për qind të aksioneve tek Amiran Dzanashvili. Shitja e këtyre aksioneve është deklaruar në shumën 80 milion lekë të vjetra dhe që mendohet se kjo shifër finançiare është deklaruar në mënyrë fiktive. Kjo shitje është bërë një muaj para zgjedhjeve elektorale të 23 qershorit 2013, zgjedhje në të çilat Mark Frroku fitoi mandatin e deputetit në zonën e Pukës.

Superkontrata 1.4 mln euro
Nëntë muaj nga shitja e parë, tashmë që gëzonte dhe mandatin e deputetit Mark Frroku vendos të shesë edhe 30 për qind të aksioneve të “Xhoi-Lloto” tek Amiran Dzanashvili, ku vlera e deklaruar është 1.4 milion euro. Kjo shifër është paguar në 5 këste në një bankë të nivelit të dytë dhe se sipas poliçisë mendohet se ky transaksion ka shërbyer për ligjërimin e këtyre parave, të çilat dyshohet se rrjedhin nga aktivitet kriminal.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Farmacitë, Bashkia e Tiranës vendos kundër taksës për kryqin identifikues

Farmacitë, Bashkia e Tiranës vendos kundër taksës për kryqin identifikues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

Shqipëria kalon në finalen e Eurovision, Alis arrin suksesin e parë me “Nân”

May 14, 2026
Kapedanët

“Të jetë e pranishme me votë”, Kuko: Opozita në Kuvend, më shumë kohë në dispozicion se mazhoranca

May 14, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Lamallari: Modernizojmë shërbimin zjarrfikës, do miratojmë dhe trajtimin ushqimor

May 14, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Çupi: Opozita humbi disa karta, nuk mund të akuzojë ‘narkoshtetin’ në Bruksel

May 14, 2026
Sulmi ndaj zëvendësministrit, intervistohen dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj

Sulmi ndaj zëvendësministrit, intervistohen dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj

May 14, 2026
“Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet”, Karçanaj: Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor

“Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet”, Karçanaj: Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor

May 14, 2026
“SPAK e shikoja me admirim”, Karçanaj për akuzat ndaj saj: Përgjegjësia administrative dhe penale janë të ndryshme

“SPAK e shikoja me admirim”, Karçanaj për akuzat ndaj saj: Përgjegjësia administrative dhe penale janë të ndryshme

May 14, 2026
“Nuk pres të më besojë njeri”. Karçanaj thyen heshtjen: AKSHl, motivi im prej 12 vitesh për të shkuar në punë

“Nuk pres të më besojë njeri”. Karçanaj thyen heshtjen: AKSHl, motivi im prej 12 vitesh për të shkuar në punë

May 14, 2026
“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

Bashkimi i votave të PD dhe PS, Koçi: Mund të paralajmërojë reduktim drastik të Parlamentit

May 14, 2026
Përleshja e Elbasanit, Balliu: Luçiano Boçi po shkatërron PD-në, e pret humbja spektakolare

Deklarata e ambasadorit britanik, Balliu apel Berishës: Boll mashtruat demokratët

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In