• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Pastrimi i parave ka shtuar hapjen pa kriter të restoranteve”/ Shoqata e shqetësuar: Në këto struktura shërbimi riciklohen shpejt, ndryshe nga ndërtimi

by Java News
13/12/2021 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një 2020-e me ulje dhe ngritje, që kaluan baret dhe restorantet (këto struktura shërbimi bashkë me klubet e natës ishin të parët që u mbyllën me shfaqjen e Covid-19 në muajin mars) konsumi në këto njësi edhe për 2021 është me rënie.

Enri Jahaj nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve thotë për “Monitor” se përveç krizës nga Covid-19 te rënia e konsumit të restoranteve ka ndikuar edhe fenomeni i pastrimit të parave. Jahaj pohon se pastrimi i parave ka shtuar hapjen pa kriter të tyre, duke ndikuar edhe te rënia e xhiros të restoranteve të tjera.

“Konsumi në restorante është i vakët, nuk është fluid. Hapja pa kriter e restoranteve të reja dhe pasiguria e klientit kanë ndikuar te rënia e konsumit. Hapja pa kriter e tyre ka ndodhur për shkak të parave të pista që riciklohen shpejt në këto struktura shërbimi, ndryshe nga ndërtimi”, thekson përfaqësuesi i shoqatës të Bareve dhe Restoranteve.

Pastrimi i parave nëpërmjet këtyre strukturave pritet të vijojë edhe për vitin 2022. “Për sa kohë nuk ka një formular autodeklarimi për investimet që kryhen dhe nuk i kontrollo kush ky fenomon do të vazhdojë edhe për vitin që vjen.”

Të dhënat e INSTAT, që janë të disponueshme deri në tremujorin e dytë të këtij viti konfirmojnë që konsumi në bare e restorante është ende poshtë niveleve të parakrizës. indeksi i vlerës ishte 17% më i ulët se e njëjta periudhë e vitit 2019, ndonëse treguesi është me rritje të ndjeshme në krahasim me tremujorin e dytë 2020, kur vendi ishte në karantinë.

Në të njëjtën linjë edhe punësimi është ulur në sektorin e bareve e restoranteve, në krahasim me para-pandeminë. Sipas INSTAT, në tremujorin e dytë 2021, indeski i punësimit ishte 39% më i ulët se në të njëjtën periudhë të 2019-s.

Sipas INSTAT, në vend ka rreth 14 mijë bare dhe rreth 4 mijë restorante, duke na bërë ndër të parët në botë për numrin e lokaleve në raport me popullsinë. Ky segment ka dhe nivelin më të lartë të vetëpunësimit në vend, me rreth 37% të totalit. Vetëm në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka 18% të të punësuarve në biznesin e vogël.

Në tërësi sipas përfaqësuesit të Shoqatës të Bareve dhe Restoranteve aktualisht konsumi shfaqet 20-30 % më pak se vjet. Arsye tjetër e rënies të konsumit është edhe pandemia që krijoi një model të ri për konsumatorin. “Covid 19 për baret dhe restorantet për vitin 2021 krijoi një model të ri të sjelljes së klientit, pasi shumica prej tyre u mësuan të konsumojnë kafene dhe vaktin kryesor në zyra dhe shtëpi dhe konsumi për baret dhe restorantet ka rënë ndjeshëm. Përpos kësaj kemi përpara edhe krizën energjetike dhe për pasojë klientët janë tkurrur në shpenzime”.

Jahaj thotë se për shkak të orës policore (6:00 deri 23:00) është vëne re rritje e frekuentimit të restoranteve jashtë Tiranës në këtë periudhë festash, pasi kufizimi i orarit nuk ndihet në zonat jashtë kryeqytetit, ndërsa disa kazino në Tiranë po funksionojnë se pube.

Në muajin maj 2020, pas hapjes të ekonomisë deri në përfundim të verës xhiroja e restoranteve dhe bareve arriti të rikuperohej. Në periudhën vjeshtë-dimër qarkullimi te këto biznese iu rikthye sërish rënies me rreth 40% krahasuar me 2019, për shkak të uljes të frekuentimit. Rënia e xhiros te bizneset e shërbimit të pijeve dhe ushqimeve ka vazhduar edhe në muajt e parë të 2021 për shkak të rënies të konsumit dhe orarit të kufizimit të lëvizjeve. Në muajt e verës xhiroja e bareve dhe restoranteve arriti të rikuperohej, për shkak të sezonit të turizmit dhe ardhjes të turistëve./MONITOR

 

g.kosovari

Next Post
Putini po përdor ushtrinë për të demonstruar një fiksim të ri/ DW: Rusia lodhet nga lufta, ndërsa tensioni ushtarak me Ukrainën rritet

Putini po përdor ushtrinë për të demonstruar një fiksim të ri/ DW: Rusia lodhet nga lufta, ndërsa tensioni ushtarak me Ukrainën rritet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spiropali takohet me ministrin Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë, vendimtare për avancimin e reformave

Spiropali takohet me ministrin Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë, vendimtare për avancimin e reformave

February 14, 2026
“Duhet të jemi gati për të luftuar!”, Starmer njofton se Britania do vendosë një pjesë të Flotës Veriore në Arktik

“Duhet të jemi gati për të luftuar!”, Starmer njofton se Britania do vendosë një pjesë të Flotës Veriore në Arktik

February 14, 2026
Fundi i një makthi 12-vjeçar për Eva e Endrit Dumanin

Fundi i një makthi 12-vjeçar për Eva e Endrit Dumanin

February 14, 2026
T’i kërkosh ndihmë n’errësirë syve të Homerit!

T’i kërkosh ndihmë n’errësirë syve të Homerit!

February 14, 2026
“Evropa ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA”/ Meloni nga Afrika: Nuk ndaj të njëjtat mendime si Merz për MAGA-n

“Evropa ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA”/ Meloni nga Afrika: Nuk ndaj të njëjtat mendime si Merz për MAGA-n

February 14, 2026
Me dy pistoleta dhe 10 kg drogë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali! Lëvizjet e dyshimta e tradhtuan

Me dy pistoleta dhe 10 kg drogë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali! Lëvizjet e dyshimta e tradhtuan

February 14, 2026
“Një Evropë e pavarur është një Evropë më e fortë”, Von der Leyen: Koha për të marrë përgjegjësitë

“Një Evropë e pavarur është një Evropë më e fortë”, Von der Leyen: Koha për të marrë përgjegjësitë

February 14, 2026
Policët jashtë shërbimit gjejnë dhe kthejnë çantën me 1000 euro, Proda i përgëzon

Policët jashtë shërbimit gjejnë dhe kthejnë çantën me 1000 euro, Proda i përgëzon

February 14, 2026
Analiza e REL: Kosova 18 vjeçe! E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

Analiza e REL: Kosova 18 vjeçe! E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

February 14, 2026
Mjerimi i botuesve shqiptarë

Mjerimi i botuesve shqiptarë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In