• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pastrimi i liqenit të Fierzës, autoritetet lokale shpresojnë në një zgjidhje finale

by Java News
16/05/2020 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Liqeni i Fierzës, është 4 metër larg kuotës maksimale. Niveli aktual është 292 metër, ndërsa prurjet kalojnë 160 metër3 ujë në sekondë. Në pikun e kuotës së tij, sipërfaqja dhe brigjet janë të mbushura plot me mbetje plastike e spitalore. Bashkia vijon aksionet, por autoritetet lokale pranojnë se ato nuk janë zgjidhja përfundimtare

“Zgjidhja e këtij problemi nuk bëhet me aksione. Ndër vite janë bërë aksione të tilla. Për shkak të prurjeve që sjell liqeni si nga ana e Kosovës dhe Maqedonisë vazhdojnë të jenë problematikë. Disa herë janë tentuar të gjenden zgjidhje të mëdha, por që në fakt jemi në këtë fazë”, u shpreh kryetari i këshillit të qarkut Kukës, Abdullah Domi.

Edhe një herë tjetër brigjet u pastruan, por mbetjet e depozituara nga Kosova e rikthejnë situatën. E kjo të kujton dhe njëherë angazhimet e pa mbajtura.

Në 2014 Ministritë e Mjedisit të Shqipërisë dhe Kosovës firmosën një marrëveshje, e cila kishte si qëllim ndërtimin e rrjetave të çelikut në deltat e lumenjve që furnizojnë liqenin. Por këto struktura ende nuk janë ndërtuar ndërkohë që prania mbeturinave frenon projektet e shumta që hartohen për shfrytëzimin e zonës si atraksion turistik në më shumë se 81 kilometrat katrore të liqenit, që prek bashkitë e Kukësit, Hasit, Tropojës dhe Pukën.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Kapaciteti total do të jetë 4 mijë vende. Detajet nga stadiumi i ri i Partizanit

VIDEO/ Kapaciteti total do të jetë 4 mijë vende. Detajet nga stadiumi i ri i Partizanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In