Pas përmbytjeve të ditëve të fundit, në bashkinë e Kamzës ka nisur puna për pastrimin e kanaleve kulluese. Por teksa ekskavatori po punonte në një kanal në Valias, ka nxjerrë një armë dhe një palë pranga pranë saj.
Mësohet se arma e gjetur në kanalin e ujit, është pushkë model karabinë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë për të marrë armën e gjetur, e cila do t’i nënshtrohet testit balistik.
Dyshohet se arma mund të jetë përdorur në ndonjë krim në këtë zonë.
a.ç