Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka paralajmëruar sërish mbi operacionin për pastrimin e reklamave dhe objekteve të jashtëligjshme në akset kombëtare.
Ministri theksoi se edhe pak ditë ngelen nga afati që qytetarët t’i heqin tabelat vullnetarisht, pasi më pas do të ndërhyjnë strukturat shtetërore.
“Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, gjatë verifikimit në terren për dokumentimin e strukturave, objekteve, tabelave dhe aktiviteteve civile e tregtare të vendosura në kundërshtim me Kodin Rrugor. Fotografimi nisi në akset rrugore Tiranë-Lezhë dhe Tiranë-Rrogozhinë. Edhe pak ditë kohë për t’i hequr ato vullnetarisht. Më pas, strukturat shtetërore do veprojnë për të pastruar nyjet e akset rrugore kombëtare”, tha Gjiknuri përmes një postimi në facebook.





/a.m.










