Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka shpërndarë një video nga procesi i dezinfektimit të shkollave, në prag të rikthimit të nxënësve në bankat e tyre.
Shahini shkruan se pastrimi, dezinfektimi dhe ajrosja e ambienteve të shkollave janë disa nga masat për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve nga koronavirusi.
“Të gjithë të angazhuar për kthimin e sigurt të nxënësve në shkolla. Pastrimi i ambienteve të shkollës, dezinfektimi dhe ajrosja e vazhdueshme gjatë procesit mësimor janë disa nga masat për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve👇🏼”, shkruan ministrja.
/e.rr