• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pastori Muça: Pas vetëflijimit të nënës dhe vajzës, sektet satanike! Vajzat u thoshin shoqeve se kishin tjetër qëllim në jetë

by A R
07/07/2020 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pastori i Kishës Ungjillore, Fitor Muça tha se pas rastit të vetëflijimit të nënë e bijë në Kombinat dhe shpëtimit të kohë të vajzës tjetër, qëndrojnë sekte e rite satanike.

I ftuar në Report Tv, pastori Muça deklaroi se pas kësaj ngjarje të rëndë ka një indikator të jashtëm që ka bindur tre femrat e familjes Josifi të kryejnë këtë akt që është jashtë çdo logjike njerëzore, ndërsa i bëri thirrje prokurorisë të nis hetimet nga ato sekte që e kanë në doktrinën vetëflijimin.

“E them me bindje të plotë se ka qenë një indikator i jashtëm që kemi të bëjmë më një grupim apo sekt që duhet ta zgjidhi prokuroria, që i ka ofruar kësaj familje këtë formë shpëtimi apo ringjallje. Asnjë fe nuk pranon vetëflijimin, as Kisha Ungjillore, as Katolike dhe as ajo Ortodokse. Ringjallja është ndarja mes besimeve dhe kulteve dhe asnjë fe nuk flet për vetëflijimin me qëllim ringjallje. Është e dhimbshme të mendosh nënë të qëndrojë 15 muaj pranë bijës së saj të vdekur, kjo është jashtë çdo logjike. Prokuroria duhet të marr doktrinën që pranon vetëflijimin dhe kjo është rruga për t’i çuar tek personat që kanë indoktrinuar këtë mision. Nuk përjashtohen as ritet satanike, nuk është doktrine e ungjillorëve , as e katolikëve dhe as e ortodoksëve”, tha pastori Muça.

Pastroi tha se vajzat kishin 6 vite që ishin larguar nga Kisha Ungjillore më dëshirën e tyre, ndërsa shprehet se mban mend që ato kanë qenë vajza shumë të mirë. Në kontaktet që pastori ka pasur me mikeshat e vajzave, thonë se të dy motrat shpreheshin, se nuk punonin se kishin tjetër qëllim tani dhe se nuk ishin më pjesë e Kishës Ungjillore.

“Sipas të dhënave që kam kanë lëvizur në disa Kisha ungjillore dhe kjo është normale se besimtarët lëvizin si vizorë dhe më pas bëhen pjesë e një kishe. Ato fillimisht kanë ardhur si vizitore në 2009-2010 dhe janë larguar 6 vite më parë. Ato ikën vetë nga kisha, nuk i përjashtoi kisha. Largimin e konfirmoi edhe një nga shoqet e ngushta të vajzave, që martonte vëllanë dhe i ftoi të ishin pjesë e gëzimit, por ata kanë refuzuar pasi nuk ishin më pjesë e Kishës Ungjillore. Çfarë ka ndodhur përgjatë kësaj periudhe nuk di të them. Unë i mbaj mend për goca shumë të mira. 6 vite më parë këto zbritën nga ky udhëtim dhe vazhduan udhëtimin e tyre për të cilin askush nuk është në dijeni. Kisha nuk ndenji indiferente dhe kam kontaktuar shoqe të saj, njëra prej tyre me tha se 3 vite më parë ka folur në telefon më njërën nga vajzat dhe të punësohej në kompaninë ku kjo po punonte, por ajo ka refuzuar duke thënë se ne tani kemi tjetër qëllim”, u shpreh pastori.

Në lidhje me deklaratat e fqinjëve se kanë parë persona me kostum të hynin dhe dilni nga banesa e familjes Josifi, pastori Muça tha se kjo duhet ndjekur nga prokuroria ndërsa shtoi se ritet e lyerjes së trupit me vaj e uthull janë pjesë e besimeve pagane e kulteve dhe jo komuniteteve fetare.

Historia e tmerrshme e vetëflijimit të nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifit se besonin tek ringjallja ka shokuar mbarë opinionin publik. në banesë u gjet e pajetë vajza Anisa Josifi, e cila kishte 15 muaj që kishte vdekur, por mbahej në banesë duke u lyer me vaj dhe uthull në mënyrë që të mos ndihej era e trupit të dekompozuar. ndërsa se sa kohë kishte Zhaneta, e ëma, që kishte vdekur nuk dihet ende! Në spital u dërgua vajza tjetër Blerta Josifi, e cila në dëshminë e saj shprehet se kanë hequr shumë që të fitonin ringjalljen.

/a.r

Next Post
Grabitja në Rinas dhe vrasja e vëllezërve Haxhia, 10 mijë euro shpërblim për kapjen e Talo Çelës

Grabitja në Rinas dhe vrasja e vëllezërve Haxhia, 10 mijë euro shpërblim për kapjen e Talo Çelës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In