• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pastori Brunson, pas lirimit turk takohet me Donald Trump

by Java News
14/10/2018 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump përshëndeti kthimin në Uashington të pastorit amerikan Andrew Brunson. Presidenti Trump dhe pastori Brunson u takuan në Zyrën Ovale të shtunën, pak orë pas mbërritjes së pastorit në tokën amerikane.

Presidenti Trump i tha zotit Brunson “ne kemi qenë duke biseduar gjatë dhe kemi bërë negociata të vështira ” për lirimin e tij duke shtuar se “ne nuk paguajnë shpërblim në këtë vend”. Një gjykatë turke të premten dënoi Brunsonin për lidhje me terrorizmin dhe e dënoi atë me vetëm tre vjet burg. Por gjykata e liroi pastorin ungjillor 50-vjeçar, pasi ai kishte kaluar gati dy vjet në paraburgim.

“Do të jetë e mrekullueshme të takohem me të”, shkroi Trump në Twitter të shtunën në mëngjes para se ta takonte. “Ai është një i krishterë i mirë që ka përjetuar një përvojë kaq të vështirë”. Trump falënderoi Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për kthimin e Brunsonit, i cili u lirua të premten nga një gjykatë turke. Trump vuri në dukje se SHBA nuk negociuan një marrëveshje me Turqinë për lirimin e Brunsonit, duke thënë, “Unë nuk bëj marrëveshje për pengje.” Ankaraja gjithashtu ka kundërshtuar fuqimisht çdo sugjerim për një marrëveshje.

Lirimi i Andrew Brunson të premten shënoi fundin e një mosmarrëveshjeje të ashpër diplomatike midis Uashingtonit dhe Ankarasë. Brunson përballej me 35 vjet burg nëse do të dënohej për terrorizëm dhe akuzat për spiunazh, që Uashingtoni i quajti të pabaza.

Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve se Brunson kishte “vuajtur shumë”, por tani është në “gjendje të mirë” dhe do të vizitojë së shpejti Shtëpinë e Bardhë. Në Twitter, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se administrata Trump do të vazhdojë të punojë për të sjellë në atdhe amerikanët e tjerë “të burgosur padrejtësisht”. Ushtria amerikane e çoi zotin Brunson në bazën ajrore Ramstein në Gjermani të premten për një vlerësim mjekësor përpara se të vazhdonte udhëtimin në Shtetet e Bashkuara.

Ambasadori amerikan në Gjermani Richard Grenell e përshëndeti Brunson në bazën ajrore. Ambasadori postoi një fotografi të Brunsonit në Twitter duke puthur një flamur amerikan. “Kur i tregova flamurin amerikan, ai e puthi atë menjëherë,” shkroi Grenell.

Presidenti Trump u tha gazetarëve të premten se Brunson “do të shkojë në Zyrën Ovale, me shumë gjasa të shtunën”.

Gjykata turke e shpalli Brunsonin fajtor të premten, por e dënoi atë me vetëm tre vjet dhe një muaj burg. Pastori kishte shërbyer dy vjet në paraburgim kështu që u lirua për kohën e kryer.(Voa)

Next Post
Blic në Krujë/ Bien në pranga 9 persona për furrat e gëlqeres

Blic në Krujë/ Bien në pranga 9 persona për furrat e gëlqeres

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In