Avokatja Era Makoçi mbrëmjen e sotme ishte e ftuar në emisionin “Java në RTSH”, në Skype nga SHBA, për të folur për vendimin për shpalljen non-grata të Sali Berishës.
Ajo komentoi për padinë e ngritur nga ish-kryeministri ndaj sekretarit Blinken. Në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, avokatja u shpreh se sfida me këtë vendim të marrë ndaj Berishës është e kotë.
“Kjo është një masë diplomatike që sfida me të cilën është e pamundur. Edhe sikur për një trill Berisha të fitojë në Francë, ligji amerikan do ta refuzonte sërish.”– u shpreh Makoçi.
E pyetur se cilat janë pasojat konkrete që rëndojnë mbi Berishën dhe familjarët e tij, avokatja u shpreh se e vetmja gjë të rëndon mbi ta është ndalimi i tyre në SHBA.
“Në rastin e Berishës dhe familjarëve të tij ka vetëm mospranimin e tij në SHBA. Ndërsa nga ana politike, nuk kam pse të flas unë, pasi ju e merrni me mend vetë.”– tha Era Makoçi.
Më tej, ajo shtoi se lidhur me provat dhe faktet që mund të ekzistojnë, qeveria amerikane ka një kujdes të madh për të ruajtur burimet e informacionit që ka./ b.h