• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasojat e tërmetit në trashëgiminë kulturore/ Margariti: Dëmet llogariten 5.75 milionë euro

by A R
11/02/2020 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni parlamentar i Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik zhvilloi sot një seancë dëgjimore me ministren e Kulturës, Elva Margariti, për çështjet që lidhen me qendrat e trashëgimisë kulturore dhe muzetë e dëmtuar, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Ministrja Margariti raportoi se grupet teknike të ministrisë ishin të angazhuara që në orët e para të mëngjesit të datës 26 nëntor, për të raportuar për vlerësimin e gjendjes së objekteve me status monumente kulture: banesa, fortifikime, objekte kulti, vepra inxhinierike etj., si edhe koleksione në të gjithë vendin.

Ministrja shtoi se në zonën e prekur nga fatkeqësia (qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë), listohen gjithsej 54,298 objekte të luajtshme, 32,368 ndodhen në muze dhe depo.

Ministrja tha se se pati një vlerësim të shpejtë dhe vizual në objekte dhe zona të trashëgimisë kulturore dhe për këtë vlerësim u përdor “Formulari për vlerësimin e dëmtimit në trashëgimi kulturore”.

Për objektet që patën paraqitur problematika të konsiderueshme, ministrja Margariti u shpreh se grupet teknike kanë bashkëpunuar me Institutin e Ndërtimit, Shërbimin Gjeologjik Shqiptar dhe bashkitë respektive në momentin më të parë.

Sipas të dhënave të parashtruara nga ministrja Margariti, rezultatet nga inspektimet përgjatë periudhës 26 nëntor 2019- 12 janar 2020 janë: Zona e administruar nga DRKK Durrës dhe DRKK Shkodër rezultojnë si zonat më të prekura nga tërmeti. Në total janë 260 objekte të inspektuara imtësisht, nga të cilat 111 objekte gjenden në zonën më të prekur. Nga inspektimi janë klasifikuar si vijon: 23 objekte me risk të lartë, 30 objekte pjesërisht të papërdorshme, 48 objekte pa rrezik. Vlera e përllogaritur e efektit të tërmetit, humbje dhe dëm në trashëgimi kulturore është 707.58 milionë lekë ose 5.75 milionë euro.

Gjithashtu ministrja Margariti në fjalën e saj listoi dhe masat e menjëhershme të marra nga institucioni i saj. Ajo listoi pesë hapa: (1) Informimi i komunitetit për zonat që paraqesin rrezikshmëri; mbyllja e muzeve dhe siteve me vizitorë; (2) puntelim, çmontim dhe riparim për zonat që paraqesin rrezikshmëri; (3) rivelim, studim dhe hartim projektesh të vënies në siguri për zonat që paraqesin rrezikshmëri; (4) kërkesa për bashkëpunime dhe mbështetje; (5) përgatitja e raportit të detajuar për sektorin e kulturës në kuadër të PDNA 2020.

/a.r

Next Post
Reforma zgjedhore / Grupi i punës takohet me delegacionin e OSBE/ODIHR

Reforma zgjedhore / Grupi i punës takohet me delegacionin e OSBE/ODIHR

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

March 12, 2026
Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

March 12, 2026
Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

March 12, 2026
Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

March 12, 2026
Kapedanët

Imuniteti i Ballukut, Kuko: Kuvendi ka rol kushtetues, jo gjyqësor. Në asnjë rast nuk cenohet hetimi

March 12, 2026
Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

March 12, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Shqiptarët, ndër popujt që përdorin më shumë transportin publik në Europë

March 12, 2026
Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

March 12, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

March 12, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Kuko: Shqipëria nuk mund të hyjë në BE duke pasur standardet e Rusisë në drejtësi

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In