• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasojat e temperaturave të larta, rritet numri i urgjencave kardiake në Gjirokastër, regjistrohen 15 raste në 24 orë

by S T
05/07/2024 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moti i nxehtë i verës në Gjirokastër ka rritur ndjeshëm numrin e pacientëve me probleme mjekësore kardiake. Brenda një dite në spitalin rajonal “Omer Nishani” paraqiten rreth 15 urgjenca me probleme kardiake, të hipertensionit, goditjeve në zemër etj., duke shënuar një shtim të ndjeshëm krahasuar me periudhat e tjera të vitit.

“Statistikat flasin për një rritje të ndjeshme të numrit të rasteve me goditje në zemër, motivi duket i lidhur edhe me ndryshimet e temperaturave të ambientit që mund të jetë një motiv kryesor shkaktues i gjithë situatës sepse nëse e krahason me periudhën e pranverës dhe dimrit numrat kanë qenë shumë më të ulët, ndikimi i kushteve atmosferike, i motit është i rëndësishëm”, Jona Leka, mjeke kardiologe.

Shqetësuese për bluzat e bardha është rritja e numrit të të rinjve me probleme të sistemit kardiovaskular. Sipas tyre mënyra e jetesës, kequshqyerja, stresi i lartë dhe disa faktorë të tjerë ndikojnë negativisht për prekjen e moshave të reja nga sëmundjet kardiake. “Kemi një ulje të pragut të moshës të shfaqjes së këtyre problematikave, duke nisur që nga hipertensioni duket e lidhur me shumë faktorë, duke nisur nga ushqyerja, përdorimi i kafes, pijeve energjike, stresi është edhe më i madh sidomos në ambientin në të cilin ne jetojmë përditë”, shprehet mjekja.

Për evitimin e shqetësimeve shëndetësore tek qytetarët dhe kryesisht për të sëmurët kronikë mjekët kardiologë rekomandojnë shmangien e qëndrimit në orët e pikut të të nxehtit. “Rekomandohet shmangia e temperaturave të larta, e orareve shumë të nxehta sidomos pas orës 10, mbajtja gjithmonë me vete e ujit të freskët, shmangia e pijeve energjike, e kafes dhe sforcimet fizike”, rekomandon mjekja. Strukturat mjekësore në Gjirokastër, në këto ditë të nxehta kanë ngritur pika shëndetësore të lëvizshme për dhënien e ndihmës së parë për banorët dhe turistët.

Next Post
“Bie” Gjermania, Spanja hakmerret në “frymën e fundit” dhe siguron gjysmëfinalen

“Bie” Gjermania, Spanja hakmerret në "frymën e fundit" dhe siguron gjysmëfinalen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com