• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pasojat” e SPAK/ Dhëndri i Berishës shpërthen ndaj qytetarëve dhe drejtësisë: Kriminelë të korruptuar, që iu ka blerë Edi Rama

by Java News
26/09/2023 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, që është në hetim si i kallzuar për disa afera korruptive, ka shpërthyer ndaj qytetarëve, duke i cilësuar si të kriminalizuar dhe të korruptuar.

Sipas tij, për faj të tyre nuk po rrëzohet Edi Rama, pasi ata blihen me lekë.

“Dosjet pénale 184 dhe 339 shokuan Evropën, por jo drejtësinë. Dosjet 184 & 339 treguan se institucionet shtetërore, duke filluar nga polici i thjeshtë, tek shefi i policisë, drejtori i shkollës, anëtarët e bandave kriminale, kryetari i bashkisë, deputetë dhe përfshi kryeministrin, u përfshinë në krime zgjedhore si kërcënime mësuesish me vendin e punës, kërcënime votuesish nga bandat dhe pushtetarët, blerje votash etj. Kriminalizmi i ekzekutivit shkoi me tej kur kriminalizuan drejtësinë dhe prokurorët bënin idiotin e dobishëm duke bërë ping-pong me këto dosje sa në Dibër e Tiranë, e në fund mbyllën sytë, hundët dhe veshët dhe shpallën se nuk kishte Krim! Ose kishte diçka të vogël që meritonte qortim e dënim me kusht.

Kriminalizimi i ekzekutivit çoi në kriminalizim të drejtësisë. Në këto kushte, 900.000 shqiptarë ikën. Ata që mbetën, e morën mesazhin: kur vjedh qeveria, drejtësia mbyll sytë, veshët e bën idiotin.
Ndaj në vend që të refuzojnë e të përballen me të ligën, zgjodhën të përshtaten: të kërkojnë ndonjë lek në këmbim të vjedhjes dhe krimit të shtruar këmbëkryq. Bandat caktuan kryetarët e bashkive, ku me dhunë haptas si në Velipojë e Shkodër, ku me blerje si Belinda në Klos e Dibër, e diku me skemën e Taulantit që dyfishonte vlerën e tenderit dhe u kërkonte kompanive private që, përveç korrupsionit ekonomik, të kryenin edhe krim zgjedhor duke blerë vota. U zhduk dallimi mes banditeve dhe drejtorëve në Tiranë.
Drejtorët (psh ky i taksave të Tiranës) u kthyen në banditë me kërcënime dhe shpërdorim të zyrës së shtetit dhe shoqëria ndenji e mpirë. Trishtim sesi ligësia u relativizua me këtë qeveri dhe kriminaliteti kapi gjithë shoqërinë. Nuk ka pasur asnjë débat publik ku të garojnë idetë, por veç blerje. Për pasojë asnjë program (nxori 41 premtime Rama me 2013 dhe ende pas 10 vitesh nuk ka mbajtur as 2 prej tyre ndaj pse të lodhesh të paraqesësh program dhe premtime?).

Rama po mban lidhur me litar gjykatat kundra opozitës, ndonëse shkelin ligjin, Soros po financon disa parti kinse opozitare (opozitë me porosi si Arlindit që i paguajnë 15 rroga), pra të kujton fjalën e Sasha Baron Cohen tek filmi “Diktatori” kur tregon se sa gjera të mira mund të bënte me fasadën “Demokraci”.

33 vite pas revoltave të studentëve, nuk kemi as liri e as demokraci.

Në kushtet kur qeveria vjedh e korrupton FBI-në, kur drejtësia mbyll sytë e bën idiotin, kur opozitën reale nuk e lë të garojë, i vjedh logon e i cakton drejtuesin, krijon ca buratinë për opozitë me vulë dhe financon grupime me porosi me para nga Soros, të përballesh me të keqen është si akt heroizmi. “Pse unë do e ndreq? Ose të përballem unë?” Në shumë qytete u përballëm me kërkesa për lekë që të votonin. Deri edhe ish-mësuesi i fillores i kërkoi lekë kandidatit për kryetar bashkie në Shijak. Kësisoj kriminalizimi i shoqërisë është kapilar, i kryer nga kriminalizimi i shtetit dhe nënshtrimi i drejtësisë”, shkruan ai./TemA

Next Post
EMRI/ Arrestohet ish-shoferi i Prokurorisë së Kukësit, tani avokat: Lehtësoi masën e sigurisë për një dënuar

EMRI/ Arrestohet ish-shoferi i Prokurorisë së Kukësit, tani avokat: Lehtësoi masën e sigurisë për një dënuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Motivim e përqëndrim për fitore’/ Manaj: Ndaj Spanjës për të shkruar historinë, jemi të kënaqur me ecurinë

Merkatoja dimërore/ Rei Manaj “fluturon” drejt Kinës, kontratë 2-vjeçare me pagë 4 milionë euro në sezon

January 15, 2026
Të dyshuarit e vrasjes së Martin Çeços u lanë të lirë nga Apeli, reagon babai i viktimës: Do i djeg me benzinë, do i përvëloj si familje

Të dyshuarit e vrasjes së Martin Çeços u lanë të lirë nga Apeli, reagon babai i viktimës: Do i djeg me benzinë, do i përvëloj si familje

January 15, 2026
VIDEO-Përmbytet burgu i Durrësit, shkon për vizitë ministri i Drejtësisë! Lamallari drejt hyrjes me çizme

Arratisja e Altin Ndocit/ Në krye të burgut të Durrësi komandohet Edmond Llabani

January 15, 2026
“SPAK shpik vetë subjektet që duhet të hetojë”, Ilir Beqaj i shkruan ILD-së: Aty ku heshtni ju, lulëzon prepotenca, shkelet Kushtetuta dhe ligji

Ilir Beqaj kërkon leximin e fashikujve hetimorë, Drejtoria e Burgjeve: Nuk kemi infrastrukturën e nevojshme

January 15, 2026
“Kampus universitar në Durrës edhe për studentë të Tiranës”, Rama: T’i lehtësojmë nga barra e qirasë

“Kampus universitar në Durrës edhe për studentë të Tiranës”, Rama: T’i lehtësojmë nga barra e qirasë

January 15, 2026
Rama-rektorëve: Na duhet një ligj i ri për arsimin e lartë (Afati)

Rama-rektorëve: Na duhet një ligj i ri për arsimin e lartë (Afati)

January 15, 2026
Ta rrah? Për prindërit admirues të fëmijëve të tyre

Ta rrah? Për prindërit admirues të fëmijëve të tyre

January 15, 2026
Borgen dhe Groenlanda: Kur seriali parashikon ‘lojën’ e superfuqive

Borgen dhe Groenlanda: Kur seriali parashikon ‘lojën’ e superfuqive

January 15, 2026
Vrasja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi mohon akuzat për herë të parë në GJKKO: Nuk jam unë porositësi, pse nuk i nxirrni përgjimet

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Hajrin

January 15, 2026
Berisha: E gjithë bota pret nga PD zgjidhje për situatën dramatike në Shqipëri!

Berisha: E gjithë bota pret nga PD zgjidhje për situatën dramatike në Shqipëri!

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In