Pasojat e para të Covid-19/ Karantina bllokon eksportin. Tonelata me produkte hidhen në kanal?!

Tonelata të kulturës së kastravecit, të destinuar për eksport, janë flakur në rrugë, pasi i kaloi koha e vjeljes. Për këtë shkak, fermerët janë në vështirësi ekonomike dhe rrezikojnë të mbjellat e dyta.

Ministria e bujqësisë thotë se për tre mujorin e parë 2020 ka patur rritje me 18% të volumit të eksporteve, por rënie me 3% nga ana monetare. Në një intervistë për Monitor Ekonomi, zv.ministri i bujqësisë z.Dhimitër Kote thotë se goditja ishte e madhe gjatë 14 ditëve të para të karantinës. Në varësi të ecurisë së epidemisë edhe bujqësia do të përfshihet në skemat ndihmëse nga qeveria.

Call center, fillojnë shkurtimet e para nga vendet e punës

Pandemia globale, bashkë me frenimin e ekonomisë, ka shtuar dhe frikën për ruajtjen e vendit të punës. Në sektorin call center, kanë filluar shkurtimet e para të burimeve njerëzore, për shkak të pamundësisë në dhënien e pagave.
Gjithsesi, ecuria e më tejshme e këtij sektori, varet nga zhvillimet në Italinë fqinje, aty ku është e përqëndruar edhe klientela kryesore e biznesit të call center. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.