• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ka ende hapësira për investim”, çfarë u tha Begaj sipërmarrësve grekë në Tiranë

by A R
30/01/2026 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në takimin e Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri me rastin e “Ditës së Vasilopitës”

Në këtë takim me sipërmarrësit grekë në Tiranë, Presidenti Begaj u shpreh për një dinamikë të re të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Greqisë përmes nxitjes së projekteve të përbashkëta.

“Unë mendoj se ka mundësi për më shumë dhe ka ende hapësira të mëdha për të rritur investimet e ndërsjella”, theksoi Kreu i Shtetit, ndërsa garantoi se “Shqipëria ofron një terren solid për çdo investitor”.

Në këtë aspekt, Presidenti i Republikës renditi lehtësitë që ofron Shqipëria, me theks në ekonominë dinamike, monedhën e qëndrueshme, sektorë të shëndetshëm bankar dhe borxh publik që po menaxhohet me kujdes.

Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e kompanive elitare që operojnë në sektorët më strategjikë të vendit tonë.

Kreu i Shtetit u shpreh se prania e investitorëve grekë në fusha, si: sistemi bankar, energjia, industria, ndërtimi dhe tregtia, përbën një shtyllë të rëndësishme për qëndrueshmërinë tonë ekonomike dhe dëshmon për besimin e ndërsjellë të ndërtuar ndër vite.

“Mbështetja e Greqisë mike në procesin tonë të integrimit është dëshmi e një miqësie të sinqertë, e cila po përkthehet në një bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë ekonomik”, theksoi Presidenti i Republikës.

“Në fushën e tregtisë, zhvillimet janë inkurajuese. Greqia vijon të mbetet një nga partnerët tanë kryesorë, duke u renditur në radhët e para të shkëmbimeve të mallrave dhe shërbimeve. Kemi një rritje të vazhdueshme të eksporteve reciproke, çka tregon se tregjet tona po bëhen gjithnjë e më plotësuese për njëri-tjetrin”, shprehu Kreu i Shtetit.

Biznesi grek në Shqipëri u vlerësua nga Presidenti i Republikës edhe për angazhimin në dialogun publik dhe në përmirësimin e kuadrit rregullator si një dëshmi e partneritetit të progresit të Shqipërisë.

Next Post
Schieder vlerëson klimën e dialogut në Kuvend: Vendimet kërkojnë përgjegjësi

Schieder vlerëson klimën e dialogut në Kuvend: Vendimet kërkojnë përgjegjësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse kush shkel ligjin, gjithmonë quhet “demokrat”…

Po Saliun kush do ta zëvendësojë?

May 7, 2026
Çmimet “e çmendura” të biletave për Botërorin, Trump: As unë nuk nuk do t’i paguaja ato shifra…

Çmimet “e çmendura” të biletave për Botërorin, Trump: As unë nuk nuk do t’i paguaja ato shifra…

May 7, 2026
EMRAT/ Vrasja mafioze e Jorgos Moskouris, arrestohen katër persona, mes tyre dy shqiptarë

EMRAT/ Vrasja mafioze e Jorgos Moskouris, arrestohen katër persona, mes tyre dy shqiptarë

May 7, 2026
Ministri francez vlerëson Shqipërinë: Sistemi i drejtësisë po ecën me hapa konkretë

Ministri francez vlerëson Shqipërinë: Sistemi i drejtësisë po ecën me hapa konkretë

May 7, 2026
Zgjedhje lokale në Britani, sondazhet paralajmërojnë rritje të Reform UK dhe tronditje për Laburistët

Zgjedhje lokale në Britani, sondazhet paralajmërojnë rritje të Reform UK dhe tronditje për Laburistët

May 7, 2026
Obama për UFO-t: Nuk ka prova për alienë, por do përfaqësoja Tokën në kontaktin e parë

Obama për UFO-t: Nuk ka prova për alienë, por do përfaqësoja Tokën në kontaktin e parë

May 7, 2026
Irani ndryshon strategjinë detare, urdhri i ri që kthen Hormuzin në një ‘minë me sahat’ për flotën ndërkombëtare

Irani ndryshon strategjinë detare, urdhri i ri që kthen Hormuzin në një ‘minë me sahat’ për flotën ndërkombëtare

May 7, 2026
Rriten tensionet në Gjirin Persik, sulmohet cisterna kineze pranë Ngushticës së Hormuzit

Rriten tensionet në Gjirin Persik, sulmohet cisterna kineze pranë Ngushticës së Hormuzit

May 7, 2026
OBSH reagon për përhapjen e Hantavirusit në anijen turistike: Rreziku për pandemi mbetet i ulët!

OBSH reagon për përhapjen e Hantavirusit në anijen turistike: Rreziku për pandemi mbetet i ulët!

May 7, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nuk bëhet punë me këtë popull”

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In