• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasojat e para politike të ngrënies së barit!

by Ylli Pata
16/01/2024 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

“Homologu” i Fred Cakos në Itali është një gazetar shumë i njohur i kulturës në vend. Red Ronnie, DJ, drejtues televiziv por mbi të gjitha gazetari që ka intervistuar thuajse të gjithë yjet botërorë dhe italianë të muzikës. Vitet e fundit, tashmë në moshë të shkuar, Red, i është futur thellë konspiracionit, e përveç fiksimit të “Tokës së Sheshtë”, flet shumë për UFO-t.

Madje në kanalin super të ndjekur të tij në Youtube, ka interlekutor edhe një grua që arrin të komunikojë me “Dimensionin Tjetër”. Pra flet me të vdekurit, e në emisione sjell shpesh “intervista” me yjet e muzikës që nuk janë më. E fundit ishte një intervistë nga “Dimensioni tjetër” me Jimi Hendrix.

Përveç këtyre fiksimeve, Red është edhe vegjetarian ekstremist. Nuk fut në gojë asnjë yndyrë shtazore, e ushqehet vetëm me barëra, fara, e zhardhokë, të cilët i pëlqen në mënyrë të veçantë.
Në një debat televiziv para pak kohësh, ku fliste për vizionet e tij të pafundme, një bashkëbisedues ja ktheu se ja kuptonte hallin. Ishte gjithë kohën i uritur, e nga mungesa e yndyrnave ka vizione të shpeshta.

Në një farë mënyrë si ajo barsaleta e famshme e Shkodrës në krizën më të rëndë në komunizëm, që ja mveshën si personazh artistes së njohur Rita Ndoci. E cila, një kalimtari që e ngacmoi pa “qime në gjuhë” ja ktheu: “Ça ke o rrezikzi. T’ka humbur tolloni i mishit?”.

E në këtë mjedis diskutimi vegjetarian, vjen jehona e fjalës së famshme të ambasadores Yuri Kim në vitin 2021. “Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu”, tha Yuri Kim, frazë që fatkeqësisht qëlloi profetike.

Sidomos kur shikon këto orë, kur mjedisi mediatik pranë Doktorit kërkon të nxjerrë dhjam nga rrepat e xhiron bosh pas një deklarate të OSBE-së dhe një prononcimi që Ambasada amerikane ka bërë, e pyetur nëse po ndërmjetëson mes partive për reformën zgjedhore.

Në të vërtetë, e gjitha kjo është kaq e thjeshtë, e menjëherë sa davaritet mjegulla mediatike kuptohet qartë. Mjafton të lexosh deklaratën zyrtare të OSBE-së, e cila shkoqur njohu Damian Gjiknurin e PS dhe Enkelejd Alibeajn e PD-së së Bashës si interlekutorët që po merren me reformën zgjedhore.

Ky fakt dihej, pasi ka ndodhur ditë për ditë, sa herë që ndërkombëtarët kanë ndërvepruar në Tiranë. Pjesmarrja e tyre në Parlament, pikërisht kur Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie është sinjal më i qartë sa nuk ka asnjë kontakt apo afrim me doktorin, por edhe me enturazhin e tij.  Gaz Bardhi apo deputetët e tjerë prej kohës që janë pranë Berishës, nuk kanë pasur asnjë kontakt real politik me faktorin ndërkombëtar, përveçse ndonjë batute në këmbë në ndonjë pritje që ka bërë Kuvendi, apo institucione të tjera.

E gjitha kjo dihet, e nuk besoj se ka ndonjë person që ndjek politikën në vend, e sidomos anëtar e mbështetës i opozitës që nuk e shikon ashtu siç është. Të vetmit që kanë vizione të ndryshme dhe me ngjyra livadhore janë Gaz Bardhi, apo kolegët e tij që gënjejnë veten se shikojnë vizione se janë kryetar grupi dhe takojnë e diskutojnë me krerët e PPE-së dhe ambasadorin amerikan në Tiranë. Në fakt, sapo kanë nisur të ndjejnë pasojat e barit. Që konsumuar gjatë, jep këto efekte…

Next Post
A do të jetë Gonxhja pasardhësi i Veliajt në Bashkinë e Tiranës? Ndreca jep 2 emra

A do të jetë Gonxhja pasardhësi i Veliajt në Bashkinë e Tiranës? Ndreca jep 2 emra

Comments 1

  1. Qarimane Breçani says:
    2 years ago

    Kushdo që ha bar, dhjet jeshil….. dhe si i tillë, je bagëti.
    Bagëtitë, nuk trajtohen baraz me njerëzit.
    Në këto kushte, trajtohet si kafshë barngrënëse, që njeh vetëm shkopin dhe të lehurën e qenit….
    A thua vallë edhe PD-ja e Saliut ?

    Reply

Leave a Reply to Qarimane Breçani Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”, Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

March 4, 2026
Analiza e ISHP për 1 milion banorë: 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

Rreziku nga obeziteti, 60% e shqiptarëve janë mbipeshë, të kërcënuar nga diabeti dhe zemra

March 4, 2026
Kritikat e Dumanit për institucionet, Rama: SPAK ka pasur impakt parandalues

“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

March 4, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

March 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Mars 2026

March 4, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Lufta me Iranin, autoritetet nisin monitorimin e karburanteve: Nëse rriten çmimet, do merren masa!

March 4, 2026
Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

March 4, 2026
Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In