• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasojat e operacionit “Salianji” në Partinë Demokratike

by Roland Qafoku
16/01/2023 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Qafoku

Nisma për të grumbulluar firmat e duhura për të shkarkuar kryetarin aktual të grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj dhe për të zgjedhur në vend të tij Ervin Salianjin është një përpjekje e grupimit “Foltorja” për të fituar shumë terren ndaj grupimit “Basha-Alibeaj”, por jo për të bashkuar dhe pajtuar Partinë Demokratike. Prej disa ditësh ka nisur përpjekja për të bërë një përmbysje në grupin parlamentar. Një listë me firma që herë konfirmohen dhe herë përgënjeshtrohen publikohet në media, ndërkohë ende nuk dihet zyrtarisht se sa është numri i tyre që kanë firmosur. Deputetët e “Foltores” nxitojnë këto ditë për të arritur numrin e nevojshëm të mbështetësve, ndërkohë nga ana tjetër Alibeaj vigjëlon për të prishur këtë skenar duke futur në lojë përjashtimet nga grupi të aq deputetëve sa të jetë e vlefshme që Salinaji të mos e arrijë qëllimin e tij. Përjashtimi i Belind Këlliçit, Oerd Bylykbashit, Tritan Shehut dhe Agron Shehajt jo vetëm u bë me këtë qëllim, por shërbeu si benzina e hedhur në zjarrin që ka përfshirë këtë parti.

Por çfarë mund të sjellë ky operacion dhe a do krijojë ai një situatë pozitive në këtë parti për të shkuar në zgjedhjet e 14 majit të bashkuar? Aktualisht Partia Demokratike nga zgjedhjet parlamentare të 21 prillit të vitit 2021 ka në kuvend 52 deputetë, nga 59 që ka gjithsej bashkë me aleatët që ishin në lista. Nga këta, grupimin “Foltorja” aktualisht e mbështesin 25 deputetë. Pra, grupimi që një vit më parë e shkundi PD dhe e orientoi atë drejt votës duke krijuar një frymë ndryshe nga Lulzim Basha ka ngecur në një mënyrë të tillë që nuk po i jep zgjidhje situatës më të rëndë që ka ndodhur ndonjëhere në historinë e kësaj partie. Dhe cila është zgjidhja? Në pamje të parë, tërheqja duke bërë pjesë të “Foltores” të një të lëkunduri që nuk ishte as me Berishën, por nuk ishte as me partinë legale të PD-së të drejtuar nga Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibej duket si një ide e mençur dhe një zgjidhje pragmatiste.

Por a është kjo një zgjidhje morale për të arritur te bashkimi i madh i Partisë Demokratike? E marrim të mirëqenë se Salianji do ti mbedhë firmat e duhura dhe Alibeaj do shkarkohet. E marrim të mirëqenë që Ervin Salianji do zgjidhet kryetar i grupit parlamentar të PD-së. Çfarë do sjellë kjo lëvizje? A do ta bashkojë ajo PD-në? A do të krijojë kjo zgjidhje një front unik për të shkuar në zgjedhjet e 14 majit me një kandidat? Me këtë që po ndodh është e lehtë të krijohet bindja se jo vetëm që nuk do ta bashkojë PD-në, por do krijojë çarje të mëtejshme. Dhe kjo lidhet më së shumti edhe me pozicionin e Salianjit pas humbjeve të zgjedhjeve të 21 prillit 2021. Si një nga mrekullitë e njeriut, memoria na sjell në vëmendje disa qendrime të Salinjit ndaj Lulzim Bashës dhe Sali Berishës pas shpalljes së tij non grata që nuk të japin besimin për ti dhënë përgjigje pozitive kësaj pyetje. I marrin me radhë.

Tha Ervin Salianji për Sali Berishën pas shpalljes non grata më 21 maj 2021:

“Nuk po e minon demokracinë Sali Berisha? Plotësisht. Të gjithë trashëgimia e Berishës, po dëmtohen tani. A është i korruptuar, do e shikojmë. Minues i demokracisë. Absolute me qëndrimet publike të tij. Duke tentuar të minojë opozitarizmin dhe elementëve të demokracisë opozita. Dua të shoh nga e ardhmja.”

Tha Ervin Salinaji për aksionin politik “Foltorja” në shtator 2022:

“PD nuk e mban të përçarë vula apo sigla, ka një ndarje për interesa personale në PD. Çështja e gjyqit është një sebep të cilin e mban peng Edi Rama. Është e dukshme që drejtësinë e ka në dorë Edi Rama. Berisha kërkon që të bëjë një parti të vogël dhe ta ketë aty me disa njerëz që të vij rrotull. Kemi një interes personal që prevalon që do të tregojë që edhe unë jam këtu për të treguar se ka peshe politike duke i dëmtuar thellësisht interesat jo vetëm të PD-së, por edhe të opozitës në tërësi”.

Tha Ervin Salianji për vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës 9 shtator 2021:

“Nuk ka qenë një vendimmarrje e lehtë ajo e Bashës, pasi gjithçka është bërë për të mos cënuar raportet me SHBA-në”.

Tha Ervin Salianji për vendimin e “Foltores” për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD më 11 dhjetor 2021:

“Lulzim Basha nuk shkarkohet si kryetar partie sepse kërkesa për shkarkimin e kryetarit të partisë, minimalisht, duhet të nisë nga Këshilli Kombëtar me një mocion të arsyetuar dhe duhet të votohet nga 50%+1 dhe pasi të kalojë në Këshill duhet të kalojë edhe në Kuvendin Kombëtar. Këto janë elemente të palëvizshme në këto 4 vite, përfshirë edhe kryetarin e partisë. Elementet e tjera duhet të kenë mundësi të adresohen për t’i dhënë më shumë mundësi partisë. Askush nga ne nuk mund të dalë kundër votës së anëtarësisë, por ka rregulla dhe norma për t’u përcaktuar”.

Tha Ervin Salianji për sulmin më 8 janar 2022 në selinë e PD:

“Nëse ka kolegë që pranojnë rrezikimin e jetës dhe eleminimin fizik të drejtuesve të degëve, të Këshillit Kombëtar, deputetëve kjo është vijë ndarëse dhe këtu nuk i kemi përjashtuar ne por ata”.

Nuk duhet të harrojmë edhe një fakt tjetër. Më 8 janar të vitin 2022 në sulmin e selisë së PD, Salianji ishte mbështetës i grupimit të Lulzim Bashës. Madje në një moment ai u pa me një shkop në dorë duke dalë nga selia. Ndërkohë, deklarata e tij kundër Berishës dhe atyre që sulmuan atë ditë jo vetëm nuk ishin asnjanëse por me një gjuhë të ashpër. Edhe më delikate u bë situata rreth tij, kur ish-deputeti i PS Sparak Braho deklaroi në media se pikërisht Ervin Salianji ishte piketuar për tu vrarë në këtë sulm nga mbështetësit e Sali Berishës bashkë me Gazmend Bardhin dhe dy deputetë të tjerë.

Por statusi i Ervin Salianjit në të gjithë këtë histori nuk mbaron këtu. Ajo që e bën të dyshimtë këtë aksion politik lidhet me faktin që ai është në një proces gjyqësor në Gjykatën e Apelit lidhur me çështjen e njohur “Babale”. Nuk mund ta paragjykojmë gjykatën. Salianji mund të marrë edhe pafajësi, por trupi gjykues edhe mund të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë me 1 vit burg. Por pikërisht pse ai ka një proces, për më tepër në një çështje penale nuk duhet të ishte pjesë e një operacioni politik në PD. Madje, kjo gjë i vlen edhe për veten e tij. Kundërshtarët me të drejtë shprehen se Berisha e bënë këtë, në mënyrë që gjykata të impresionohet nga detyra e re e Salinajit dhe të mos e dënojë. Rrjedhimisht ai t’ia dijë për nder Berishës. Nëse Gjykata do ta dënojë, atëherë PD do ketë një kazus të ri kundër qeverisë, atë që kryetari i grupit parlamentar i saj do jetë në burg. Përsëri Salianji do tia dijë për nder Berishës. A mund të ndodhë kjo? Sot nuk mund të thuhet me siguri asgjë.

Por nëse kjo skemë do rezultojë e saktë, si mund të arrijë të mendojmë se zgjedhja e Salianjit në krye të grupit do ishte zgjidhja ideale për të bërë bashkimin e madh në PD dhe që do t’i shërbejë këtij bashkimi? Ajo që pritet më shumë është se kjo zgjedhje do i çojë edhe më larg palët. 14 maji është shumë afër dhe me këtë situatë, PD po i jep Edi Ramës në pjatë një fitore tjetër në zgjedhjet lokale. Ato as më shumë e as më pak i ngjajnë zgjedhjeve të vitit 2019. Në ato zgjedhje PD nuk mori pjesë, ndërsa më 14 maj do marrë pjesë e gjymtuar, e ndarë, e përçarë dhe e fragmentarizuar. Në fakt, njësoj janë të dyja. Nuk e teprojmë të themi se 30 qershori i vitit 2019 dhe 14 maji i këtij viti ngjajnë si dy pika uji.

Next Post
Arrestohet pas 30 vitesh në kërkim, kreu i mafias siçiliane, Matteo Messina Denaro

Arrestohet pas 30 vitesh në kërkim, kreu i mafias siçiliane, Matteo Messina Denaro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet amaneti i fundit i ikonës së muzikës dhe kinematografisë amerikane Dolly Parton! Rrëfimi prekës i nipit

Zbulohet amaneti i fundit i ikonës së muzikës dhe kinematografisë amerikane Dolly Parton! Rrëfimi prekës i nipit

August 26, 2026
I vunë 200 mijë euro gjobë nga burgu menaxherit të lokalit, goditet banda e drejtuar nga shqiptari, 4 të arrestuar

Tronditet përsëri Greqia, shqiptari vret gruan dhe më pas tenton flijimin! Mister motivet e krimit në familje, vajza e viktimës…

August 26, 2026
Ndarja e pasurive të sekuestruara të krimit të organizuar shqiptar, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon!

Ndarja e pasurive të sekuestruara të krimit të organizuar shqiptar, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon!

August 26, 2026
Investim strategjik në industrinë e mbrojtjes, ministri Nufi prezanton “Guna Tactical”: Projekt që synon mbi 1,000 vende pune!

Investim strategjik në industrinë e mbrojtjes, ministri Nufi prezanton “Guna Tactical”: Projekt që synon mbi 1,000 vende pune!

August 26, 2026
Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Kriza globale, qeveria e Malit të Zi ul akcizat për karburantet, ja sa zbresin çmimi i naftës dhe benzinës

August 26, 2026
VIDEO/ Katastrofë në Nepal, të paktën 17 të vdekur dhe shumë të zhdukur nga përmbytjet masive e rrëshqitjet!

VIDEO/ Katastrofë në Nepal, të paktën 17 të vdekur dhe shumë të zhdukur nga përmbytjet masive e rrëshqitjet!

August 26, 2026
Kombëtares shqiptare i bien ‘aksionet’, zhvlerësohet me 30 milionë euro! Ja sa vlen sot dhe lojtarët më të shtrenjtë në bursë

Kombëtares shqiptare i bien ‘aksionet’, zhvlerësohet me 30 milionë euro! Ja sa vlen sot dhe lojtarët më të shtrenjtë në bursë

August 26, 2026
Del e vërteta për supermakinat dhe jahtin e Andrew Tate, avokatët thonë se nuk ishin në pronësi të tij -

Del e vërteta për supermakinat dhe jahtin e Andrew Tate, avokatët thonë se nuk ishin në pronësi të tij –

August 26, 2026
Diplomatja e parë rezidente, Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadores së Belgjikës në Shqipëri: Bashkëpunim brenda dhe jashtë NATO-s

Diplomatja e parë rezidente, Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadores së Belgjikës në Shqipëri: Bashkëpunim brenda dhe jashtë NATO-s

August 26, 2026
“Emrat për Presidentin i kemi, por…”- Konjufca flet për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë: Ne jemi gati, presim këtë javë

“Emrat për Presidentin i kemi, por…”- Konjufca flet për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë: Ne jemi gati, presim këtë javë

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com