• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasojat e divorcit tek fëmijët e moshës shkollore dhe mbështetja e shkollës për t’u ripërtërirë emocionalisht

by A R
10/06/2021 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Elona Hasko*

Divorci⁄ndarja e prindërve ndikon emocionalisht fёmijёt, veçanërisht ata të moshës 6-12 vjeç dhe shoqërohet me sjellje qё, shpesh, janё tё vёshtira pёr t’u menaxhuar dhe që pasohen me tё gjitha llojet e problemeve nё klasё, si dhe nё shtёpitё tashmë të rikrijuara pas divorcit/ndarjes. Kur bota e fëmijëve humbet shtigjet, humbet edhe njё lloj autoriteti dhe zemra e tyre mbushet me emocione negative, si mërzi, trishtim, izolim, humbje interesash; ata reagojnё me sjellje tё pakontrollueshme ku ngacmimet, gёnjeshtrat dhe dhuna janё tё zakonshme.

Sa i takon pasojave të divorcit tek fёmijёt në moshë shkollore, është parë që, shpesh, ankohen pёr dhembje barku, stomaku e koke; mund ta kuptojnё se çfarё po ndodh nё jetёn e tyre, por mund tё mos e kenё ende fjalorin pёr tё shprehur se çfarё ndjejnё dhe shqetësimet e tyre emocionale shndërrohen në dhimbje fizike. Gjithashtu, fёmijёt mund të shfaqin në klasë zemёrim, frikё, fobi, pёrgjegjёsi pёr divorcin e prindёrve, tronditje tё identitetit tё tyre, ndjehen tё vetmuar, largohen nga aktivitetet shkollore apo jashtëshkollore që preferonin më parë, etj. Dhe teksa pёrballen me emocione tё vёshtira, ata pёrballen edhe me kёrkesa mё tё mёdha akademike tё shkollёs dhe me njё sfidё mё tё madhe nё kalimin nё cikle tё tjera tё arsimit, e rrjedhimisht mund ta humbasin fokusin teksa merren me shqetёsimet nё shtёpi apo kanё nevojё pёr vёmendje më tё madhe nga ana e mësuesve pёr t’i mbajtur tё pёrqёndruar tek mёsimet.

Studimet kanë treguar se një institucion shumë i rëndësishëm qё mund tё ndihmojё fёmijёt e familjeve tё divorcuara mё sё miri është shkolla, e cila perceptohet si burim ndihme edhe nga vetё prindёrit e kёtyre fёmijёve, qё i shohin mёsuesit si mbёshtetjeje emocionale pёr ata vetё dhe pёr fёmijёt e tyre; i shikojnё psikologët e punonjësit socialë të shkollёs si njё mbёshtetje e trajnuar me aftësitë e duhura pёr t’i ndihmuar, etj., duke besuar se nё tёrёsi shkolla mund të jetë njё vend ku fёmijёt ndihmohen tё kalojnё traumat e divorcit. Mësuesit mund të bëhen më tolerantë me një fëmijë që mund të mos ketë bërë detyrat, trajneri/mësuesi i fiskulturës mund ta lejojë atë të bëjë stërvitje edhe pa uniformën që është harruar në shtëpi, një mësues kujdestar/psikolog/punonjës social mund të jetë më i pranishëm e i gatshëm për të dëgjuar; të gjithë mësuesit bashkë mund të bashkëveprojnë e t’i ndihmojnë këta fëmijë pak më shumë gjatë kësaj periudhe të vështirë në pjesën e orarit mësimor dhe pas tij.

Wallerstein një studiuese e njohur në këtë fushë, vuri se, 25 vjet pas divorcit, fёmijёt qё morёn mbёshtetje prej shkollёs, prindёrve, gjyshёrve, trajnerëve të sportit ia dolёn mbanё mё mirё sesa ata fёmijё apo tё rinj qё nuk i patёn kёto mundёsi; shkolla, me aktivitetet shkollore e jashtёshkollore qё ofron ёshtё vendi i pёrshtatshёm pёr krijimin e njё mjedisi bashkёmoshatarёsh qё kuptohen, pёrkujdesen dhe mbёshtesin njёri-tjetrin.

Kёto rezultate tregojnё se mbёshtetja e fёmijёve dhe adoleshentёve edhe nga shkolla, mёsuesit, trajnerёt mund tё rrisё aftёsinё ripёrtёritёse tё fёmijёve pas divorcit. Për këtë arsye mbështetja e pakursyer e stafit shkollor dhe stafit ndihmës ndaj fëmijëve që vijnë nga familjet e ndara/të divorcuara do të ishte e dobishme jo vetëm për këta fëmijë e familjet e tyre, por edhe për komunitetin e shoqërinë.

Ka përpjekje të mira nga stafi psiko−social i shkollave tona, por lipset përfshirja dhe bashkëpunimi mes të gjithë aktorëve të shkollës për të ndihmuar fëmijët të ripërtërihen emocionalisht nga ndarja/divorci i prindërve. Përfshirja në aktivititetet lidhur me formimin e vazhduar, si dhe përfshirja në kurrikulat e studimeve universitare që përgatisin mёsuesit, personelin shkollor, pediatrёt, mjekët/infermierët e shkollave dhe profesionistёt e tjerё që punojnë me fëmijët mbi informimin për pasojat e divorcit tek fëmijët dhe mënyrat e ndërhyrjeve dhe mbështetjes së tyre do të ishte një hap tjetër i rëndësishëm dhe i frytshëm për të rritur aftësitë për ndihmën ndaj këtyre fëmijëve, ndaj nevojitet që profesionistë në universitete e institucionet e tjera që hartojnë kurrikulat të rishohin me vëmendje edhe këtë çështje dhe të bashkëpunojnë me specialistët dhe stafet psiko−sociale të shkollave për t’i përmirësuar më tej ato.

*Eksperte për çështje të fëmijëve, edukimit dhe shëndetit mendor

Next Post
VIDEO / Ermal Meta do të jetë këngëtari që çel Kampionatin Evropian të Futbollit

VIDEO / Ermal Meta do të jetë këngëtari që çel Kampionatin Evropian të Futbollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In