• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paskuqan, nis rehabilitimi i 30 banesave të komunitetit rom dhe egjiptian

by A R
21/11/2019 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tridhjetë banesa të familjeve në nevojë, atyre me ndihmë ekonomike, familjeve rome dhe egjiptiane kanë nisur të rehabilitohen në zonën e Paskuqanit, një financim me 80% nga ministria e Financave dhe 20% bashkia Kamëz.

Kryeministri Rama publikoi në ERTV, videon e vizitës së Kryetarit të Bashkisë Kamëz, Rakip Suli në këto banesa, ku u takua me banorët e zonës, për të dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre të përditshme.

Mbi videon e publikuar, Rama shkruan se “ndonëse banesat ishin ndërtuar shumë vite më parë, dora e pushtetit, as atij vendor, e as atij qëndror, nuk ishte shtrirë kurrë ndaj më të pamundurve, për t’u mundësuar një strehë me kushte normale të jetesës”.

Ja pse “E gjithë vëmendja te qytetarët” – vijon Kryeministri – nuk është një togfjalësh, por filozofia jonë qeverisëse, e materializuar dita ditës, për të garantuar që askush nuk është vetëm!

Gjatë vizitës në shtëpinë e Pranverës, një prej banoreve të Paskuqanit, që tregoi e përlotur se si shtëpia e saj ishte bërë e pabanueshme, Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, siguroi se asnjë banor i Kamzës dhe Paskuqanit nuk është i vetëm në hallet e tij.

“Unë e shoh hallin tënd, edhe lotët e tua janë lotë halli. Por nuk jeni vetëm, kjo është e rëndësishme. Do të përfundojmë në një kohë të shkurtër të gjitha punimet”, theksoi Suli për banoren.

“Ky projekt nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e qeverisë dhe të Kryeministrit Rama. Janë rreth 180 milionë lekë financim për të rehabilituar banesat e këtyre njerëzve në nevojë të cilat nuk ishin prekur me dorë prej vitesh. E dimë që hallet janë të mëdha, por e rëndësishme është që ka filluar të ndihet dora e shtetit, si atij qëndror, edhe atij vendor”, shtoi Suli.

/a.r

Next Post
Senati i hap rrugën emërimit të Yuri Kim si ambasadore në Shqipëri

Senati i hap rrugën emërimit të Yuri Kim si ambasadore në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In