Kreu i PDS Paskal Milo i është rikthyer bashkëpunimit me PS, para dhe pas zgjedhjeve. Ai ka thënë për GSH se “nga marrëveshja e parë na janë dhënë dy thërrime. Njëra është drejtori i Albminiera, një ndërmarrje që është duke u shkrirë dhe që nuk ka as të ardhura dhe as buxhet për të paguar punonjësit e saj. Na kanë dhënë gjithashtu një drejtor të INSIG në Shkodër, që ka tre vartës dhe është në process privatizimi”
Milo thotë se tani nuk iu hapin as telefonat. “Më shumë ka pasur heshtje, mbyllje telefonash, gjë që na ka ringjallur dyshimet e vjetra”, thotë ai. Paskal Milo formulon më pas një akuzë, e cila duket direkte dhe pa fjalë të tërthorta: “Këtë herë do ishte e tepërt ta bënin për herë të dytë, sepse mendoj se një fjalë që kam përdorur kur nisëm negociatat për zgjedhjet vendore që deri në atë kohë e kishin (më fal për shprehjen) dhjerë, në marrëdhënie me ne, frazë që e kam përdorur në takimin zyrtar, nuk besoj se do e dhjesin për herë të dytë”.









