• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paska rrjedhur fare

by Artur Ajazi
18/09/2020 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Presidenti i vendit, ka rritur ndjeshëm në dy ditët e fundit, presionet dhe kërcënimet e tij ndaj maxhorancës qeverisëse, duke na treguar se e ka vendosur ti shkojë deri në fund, synimit të tij. Me tone të forta dhe me një paralajmërim të prerë ka reaguar kreu i shtetit Ilir Meta, në përgjigje të pyetjes, se “cfarë mendon për ligjin organik që shumica ka në plan të bëjë për institucionin që ai drejton”.Kreu i shtetit në detyrë, theksoi se “askush nuk mund ta intimitoje atë të përmbushë misionin e tij që në themel ka respektimin e Kushtetutës”. Madje Ilir Meta duke aluduar se “burrat e këtij vendi edhe mund të shuhen”, deklaroi se “gratë do ti bëjnë ata tu duket e madhe edhe vrima e miut”. Shikoni fjalorin e një kryetari shteti, shikoni si e mbron me dhunë verbale dhe kërcënon edhe dhunë fizike (kësaj here me ndihmën e grave) shumicën qeverisëse, Parlamentin e Shqipërisë, deputetët, dhe pastaj duhet të gjykojmë se, ky njeri është në terezi, apo ka rrjedhur plotësisht. Në 7 ditë të javës, kryetari i shtetit shqiptar, ka vendosur të hapë nga Presidenca, frontin e “luftës opozitariste” ndaj strukturave kushtetuese të vendit. Eshtë urgjencë kombëtare, të ndalet ky njeri, të ndalet fjalori i tij, të ndalet imagjinata e tij, të ndalet fusha e veprimit  dhe tendenca e hapur e tij, në shkelje të Kushtetutës. Njeriu që përbetohej dhe ulej në gjunjë para flamurit dhe puthte Kushtetutën gjithmonë kur gjendej para kamerave dhe ndërkombëtarëve, sot na paralajmëron hapur dhe me tone të trishta, qeverinë, kryeministrin, deputetët, institucionet ligjzbatuese, se “do të ngrejë edhe gratë në revolucionin e tij”. Në një bashkëbisedim dhe bashkërendim të ngushtë  me “Mikun” e tij, duket se kryetari në detyrë i shtetit, ka vendosur ta mbyllë karrierën e tij “ibreti alem”. Dhe kjo, jo për shkakun e “mbrojtësit të Kushtetutës” dhe “puthësit të flamurit”, por për efektet e zgjatura të subkoshiencës së tij, lidhur me pushtetin. Ai e ka ëndërr pushtetin, nuk jeton,  nuk  gdhihet dhe nuk ngryset  dot pa pushtetin, sepse i kanë mbushur mëndjen “juristët” e pallatit presidencial se “vetëm ti e qeveris siç duhet këtë vend”. Tanimë për Ilir Metën, ka nisur faza finale e veprimtarisë tij mendore dhe fizike. Ai po planizon variantet më të çuditshme dhe më të padëgjuarat në mbrojtje të asaj, çfarë ka arritur deri  sot me pushtetin e tij. Pasuria marramandëse, harbutëria dhe pabesia ndaj atyre që e sollën deri atje ku është sot, janë komponentët logjikë të një njeriu që ka rrëshqitur, dhe nuk ka gjasa të ringrihet më. Afrimi i proceseve zgjedhore dhe afrimi i fushatës elektorale, ndoshta do të na servirë një Ilir Metë, ashtu siç nuk e kemi parë kurrë ndonjëherë. Ajo ç’ka ai bënte në sallën e Parlamentit, tek hidhej mbi garroçet e luleve për t’ju hedhur në grykë Jozefinës, do të duket “lule”, para asaj që mund të shohim në muajt në vazhdim me kryetarin e shtetit në detyrë. Aq më keq për të, aq më mirë për shqiptarët. Ky  vend nuk e ka hak, të ketë kryetar shteti një kryetar partie, një pasionant pasurie, dhe një njeri  të paekuilibruar. Eshtë momenti që drejtësia e re, të thotë fjalën e saj, të sjellë në memorjen e shqiptarëve faktin, se në këtë vend nuk ka më të “paprekshëm”, qofshin ata dhe konsumues pushteti, apo  kalimtarë si “burra shteti”. Në vitin 1996, një gazetar danez që kishte ardhur të ndiqte fushatën elektorale të 26 Majit më tha “tek ju do të dalin dhe do të fshihen  nga memorja e popullit, shumë heronj tranzitorë, duke mos përjashtuar natyrisht ata që do të merren me politikë”. Edhe sot pas 25 vitesh, thënia e tij ndoshta vlen për kryetarin e shtetit në detyrë, që kishte mundësinë të mbetej në histori, të bënte diçka që do të mbahej mënd gjatë, por besoj se do të ndodhë e kundërta.

 

Next Post
Video/ “Kthimi i Këshillit në organizëm seksual…”, Tit Vasilin e tradhtojnë mendimet para mediave

Video/ "Kthimi i Këshillit në organizëm seksual...", Tit Vasilin e tradhtojnë mendimet para mediave

Comments 1

  1. Qaniu says:
    6 years ago

    Paska pjerdhur thuaj

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

May 12, 2026
Ish-zyrtari i NATO-s: As SHBA, as Irani nuk duan ta vazhdojnë luftën. Një raund negociatash nuk mjafton

“Nuk më intereson rritja e çmimeve”, Trump: SHBA do ta “përfundojnë punën” kundër Iranit!

May 12, 2026
Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

May 12, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Ish-ambasadori Bimo: Shqipëria të vendosë çështjen shqiptare mbi integrimin europian

May 12, 2026
“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

May 12, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

Pse opozita anti-Berisha nuk organizohet në parti?

May 12, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

Salianji i kujton Berishës premtimin e 2021: Statuti ndalon kandidimin e tij dhe jo timin…

May 12, 2026
Humbja e thellë e opozitës, Minxhozi: Berisha e Meta duhet të ishin larguar nga postet e tyre

Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën

May 12, 2026
“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

May 12, 2026
“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In