• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasiviteti i gjermanëve dhe rilindja e ndarjes së vjetër

by Bartosz Wielinski
18/03/2018 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bartosz Wielinski

Në nëntor të vitit 2011 Radosłav Sikorski, atëherë ministër i Jashtëm i Polonisë, shprehu diçka që tërhoqi vëmendjen. Në një fjalim të njohur në Berlin, ai tha se ka më shumë frikë nga pasiviteti gjerman në politikën europiane, se sa nga aktiviteti i gjermanëve. Shtatë vite më vonë, në mesin e një lufte politike për mbijetesën e Europës së bashkuar, këto fjalë marrin rëndësi edhe më të madhe: Ruajtja e unitetit europian dhe forcimi i BE duhet të jenë prioritetet më të rëndësishme të qeverisë së katërt të Angela Merkelit. Një hezitim gjerman do të ketë pasoja të vështira.

 

Qeveria nacional-konservatore e Polonisë do të më kundërshtonte. Nga marrja e pushtetit nga ana e partisë Ligj dhe Drejtësi, PiS, vendi im largohet dukshëm nga Europa. Një proces i vendosur: pavarësia e drejtësisë kufizohet, liria e shtypit, të drejtat e qytetarëve. Drejtësia në Poloni nga gjykatat e shkallës së parë deri tek Gjykata Kushtetuese ndodhet në kontrollin e qeveritarëve. Mediat merren vetëm me propagandën e PiS. Një qeveri e tillë nuk ka interes të forcojë Europën por ta pengojë këtë forcim. Për nacionalkonservatorët, BE duhet të reduktohet në një bashkësi shtetesh sovrane. Roli i institucioneve të saj nuk duhet të jetë më i rëndësishëm, me qëllim që në të ardhmen të mos ketë pyetje për shkelje të mundshme të ligjshmërisë në vendet anëtare. Përzierja ndalohet!

 

Ndarja e vjetër rilind

 

Ky përfytyrim për Europën nuk gjendet vetëm në Poloni. Victor Orban, i forti nga Hungaria e ndan këtë mendim. Edhe politikanë në Rumani dhe Bullgari, që kritikohen nga Brukseli për shkelje të shtetit ligjor apo korrupsion duan të çlirohen nga mbikqyrja e BE. Po t’u kushtosh vëmendje deklaratave të presidentit çek, Zeman që mediat publike kërkon t’i sjellë në kursin e qeverisë në detyrë, atëherë nuk ka dyshim, që Çekia do të jetë vendi tjetër që i kthen kurrizin Europës.

 

Kur Sikorski në vjeshtën e 2011-s u ankua për mosveprimin gjerman, dukej një mënyrë provokative për të inkurajuar Gjermaninë për angazhim më të madh në Europë. Një deklaratë që pati jehonë, sepse një politikan i rëndësishëm i një vendi që kishte vuajtur kaq shumë nën gjermanët nuk kishte më frikë nga Gjermania e sotme. Fjalët e tij u panë si shenjë e tejkalimit të ndarjes Lindje-Perëndim.

 

Por populizmi i motivuar nacionalisht në lindje e feston ndarjen e vjetër. Një pjesë e Europës Lindore, Polonia në krye, me politikën e saj del qartësisht kundër vlerave europiane. Kësaj i shtohet rinxjerrja e një teze të vjetër – pranimi i Polonisë, Hungarisë, apo Bullgarisë nuk ka qenë një vendim i drejtë, të paktën në atë kohë. Përpjekja për reforma e Macron mund të kuptohet edhe si një përpjekje për të krijuar një klub të elitarëve brenda BE. Të tjerët, janë ata që nuk janë pjesë e eurozonës.

 

Europa duhet forcuar ndjeshëm

 

Populistët lulëzojnë, sepse Europa është e dobët. Ajo nuk ishte në gjendje të menaxhonte krizën e migracionit, as t’ua impononte respektimin e vlerave europiane fqinjëve lindorë. Zgjidhja e vetme qëndron aty, që Europa të forcohet ndjeshëm. Kjo nuk bëhet pa pjesëmarrjen e gjermanëve.

 

Angela Merkel nuk duhet të lejojë që përçarja të thellohet. Aftësia e saj diplomatike nevojitet tani për të bindur fqinjët perëndimore, se Europa pa Poloninë do të ishte më e dobët.

 

Por edhe Polonisë i duhet thënë qartë dhe publikisht, se reduktimi i demokracisë sjell dëme të mëdha.

 

E kur në Varshavë praktikohet një stil gjysmë autoritar, kancelarja gjermane duhet të ketë guximin ta thotë hapur këtë. Injorimi i hapur i konsesusit të bashkësisë europiane e dëmton që tani këtë bashkësi. Nëse Polonia nuk e kupton këtë duhet të ndjejë pasojat.

 

Një Poloni që largohet nga udha e demokracisë nuk është problemi i vetëm i Europës. Pas tronditjes së Brexit duket se ndihmon vetëm politika „përpara”.

 

Integrimi brendaeuropian duhet të thellohet. Angela Merkel duhet të merret me këtë temë në mandatin e saj të fundit. Tingëllon paradoksale, por gjendemi edhe në një situatë të favorshme.

 

Presioni ndaj Europës rritet nga të gjitha anët. Donald Trump kërcënon me luftë tregtare. Vladimir Putin me raketa dhe tanke.

 

Kësaj i shtohen kërcënimet e Erdoganit. Pikërisht ky presion mund të sjellë diçka të re, më të mirë – sigurisht nëse Angela Merkel e ka guximin t’i hyjë kësaj teme. Si e tha Sikorski para shtatë vitesh – frikë duhet pasur nga pasiviteti i gjermanëve.

 

*Bartosz T. Wielinski drejton sektorin e politikës së jashtme në “Gazeta Wyborcza”, një nga gazetat më të rëndësishme polake.(dw)

Next Post
A është i mirë përdorimi i deodorantit

A është i mirë përdorimi i deodorantit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

September 28, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

Integrimi në BE / Zhvillohet në Tiranë Konferenca Ndërparlamentare me pjesëmarrjen e udhëheqësve të lartë dhe përfaqësuesve evropianë

September 28, 2026
Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

September 28, 2026
“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

September 28, 2026
Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

September 28, 2026
VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

September 28, 2026
Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

September 28, 2026
Kurti-Hamza takohen para seancës së Kuvendit, ja tre çështjet e “nxehta” që presin zgjidhje

Kurti-Hamza takohen para seancës së Kuvendit, ja tre çështjet e “nxehta” që presin zgjidhje

September 28, 2026
Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore

Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore

September 28, 2026
Ndahen çmimet MTV VMA 2026, Madonna dhe Taylor Swift triumfojnë në natën e madhe të muzikës -

Ndahen çmimet MTV VMA 2026, Madonna dhe Taylor Swift triumfojnë në natën e madhe të muzikës –

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com