Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar nga KQZ rezultatet e tij në vota, që prej zgjedhjeve të vitit 1996.
Ndërkaq dje, Braçe ka qenë i pranishëm edhe në takimin në njësinë 11, me drejtuesit politik dhe socialistët e zonës.
Kjo lëvizje vjen pasi Erion Braçe u vetëofrua si kandidat i PS për Bashkinë e Tiranës, ndërsa nuk e përjashtoi edhe mundësinë për të dalë si kandidat i pavarur.
Deklaratat janë bërë në takimin e Asamblesë së PS-së në njësinë 5 që u zhvillua dje pas mbledhjes grupit. Po ashtu Braçe ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e hapjes në parti.
Sipas tij forcimi i Partisë Socialiste vjen përmes pranimit të të gjithë atyre që duan të zhvillohen dhe të zhvillojnë idetë me PS-në.












Ky se bashku me Elisen e Petro Kocin te marrin karriget e zevendesojne Lapajn para KM! Cdo levizje e tyre behet per t’iu imponuar Rames e PS dhe shantazhuar ato. Vemje.