• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pasi qëndroi për 3 muaj pranë zeros, inflacioni shkon në 0.7% në maj

by Java News
08/06/2016 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas qëndroi për 3 muaj me radhë afër zeros, inflacioni u përshpejtua në 0.7 për qind gjatë muajit maj. Instituti i Statistikave raportoi se, rikthimi i inflacionit në trend rritës u ndikua nga çmimet e ushqimeve dhe ato të shërbimit arsimor, të cilat u rritën respektivisht me 2.2 për qind dhe 4.8 për qind, krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa ulja më e madhe e çmimeve është vërejtur në grupin e transportit me 4.7 për qind, pasuar nga kostot shëndetësore, të cilat kanë rënë me 2.8 për qind krahasuar me vjet.

Pavarësisht përshpejtimit të vërejtur në maj, inflacioni mbetet sërish i ulët dhe larg objektivit ligjor. Banka e Shqipërisë ka si detyrim ligjor, që inflacioni të jetë në intervalin 2 deri në 4 për qind, pasi sipas saj ky është niveli më i përshtashëm për të nxitur rritjen ekonomike dhe investimet e biznesit, shkruan TCH.

Por që nga fillimi i vitit, inflacioni ka qenë vazhdimisht në nivele afër zeros për shkak të rënies së fortë të çmimit të naftës dhe atyre të ushqimeve. Kjo situatë alarmoi Bankën e Shqipërisë, e cila ka ndërhyrë duke ulur 3 herë brenda një kohe të shkurtër normën bazë të interesit, për të inkuruajuar konsumin dhe investimet.

Ekspertët e bankës druhen se, nëse inflacioni do të qëndrojë për një kohë të gjatë në nivele të ulëta, ai do të dekurajojë investimet e reja të biznesit, si dhe do të penalizojë konsumin, pasi konsumatorët shtyjnë blerjet duke menduar se rënia e çmimeve do të vazhdojë, shkruan TCH.

Ndaj përshpejtimi i inflacionit nga 0.3 për qind, që ishte në prill, në 0.7 për qind në maj duket se është një zhvillim i mirëpritur për Bankën e Shqipërisë, pasi e largon ekonominë nga kurthi i deflacionit, edhe pse rritja e çmimeve mbetet ende e dobët./ a.k

Next Post

Vasili: Kërcënimi i PD një figuracion politik, drejtësia do kalojë brenda këtij sesioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In