• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pasi i përplasi me makinë në Fushë-Arrëz, 36-vjeçari tentoi t’i vriste 3 bashkëfshatarët e tij

by Java News
09/01/2018 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Pukës bën me dije se ka shpallur në kërkim Vladimir Topjanën, pasi ditën e sotme ka tentuar të vrasë disa persona.

Mësohet se 36-vjeçari nga Fushë-Arrëzi duke drejtuar mjetin e tij tip Landrover ka goditur me qëllim vrasjen e personave që ndodheshin në mjetin tip wolkswagen të drejtuar nga Artan Gega.

Si pasojë  e goditjes ka marrë dëmtime Artan Gega dhe xhaxhai i tij M. G. 61 vjeç banues në fshatin Lumardhe, Fushë Arrëz, ndërsa babai i tij nuk ka pësuar dëmtime.

Gega mësohet të ketë deklaruar në polici se 36-vjeçari, më pas i ka dalë përsëri para duke e kërcënuar me armë, pistoletë ku ka  qëlluar në drejtim të tij, por nuk ka patur të dëmtuar.

Vladimir Topjana, punonjës zjarrëfikses, ka konflikte që datojnë që para një viti me Artan Gegën, konflikte këto për motive të dobëta në fshatin Lumarh, ku dhe jetonin.

Lidhur me këtë ngjarje, policia ka sqaruar përmes një njoftimi për mediat, se materialet proceduriale të deritanishme i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë në ngarkim të 36-vjeçarit për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese, mbetur në tentative”.

Njoftimi i policisë

Më datë 09.01.2018 nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen dhe  arrestimin e shtetasit:

V. T. 36 vjeç, banues në fshatin Lumardhe, Fushë Arrëz

Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi më datë 09.01.2018, në qytetin Fushë Arrëz duke drejtuar mjetin e tij tip Landrover me targë DR 1657 F ka goditur me qëllim vrasjen e personave që  ndodheshin në mjetin tip Wolkswagen të drejtuar nga shtetasi A. G, 26 vjeç, banues në fshatin Lumardhe, Fushë Arrëz, dhe është larguar.

 Si pasojë  e goditjes ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit Wolkswagen shtetasi A. G. dhe pasagjeri, xhaxhai i tij  shtetasi M. G. 61 vjeç banues në fshatin Lumardhe, Fushë Arrëz.

Gjithashtu sipas deklarimeve të shtetasit A. G., shtetasi V. T.  më vonë i ka dalë përsëri para duke e kërcenuar me armë, pistoletë  ku ka  qëlluar në drejtim të tij, por nuk ka patur të dëmtuar.

Grupi hetimor nuk ka gjetur gëzhoja në vendngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë në ngarkim të shtetasit V. T. për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese, mbetur në tentative”, parashikuar nga neni 79/dh, 22, të Kodit Penal.

Next Post
Eurostat: Papunësia në Eurozonë bie në nivelin më të ulët të saj në 9 vite

Eurostat: Papunësia në Eurozonë bie në nivelin më të ulët të saj në 9 vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In