• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasi mori mandatin, Ndoka fshin statusin e djeshëm dhe merr në mbrojtje Bashën

by Java News
27/06/2017 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas marrjes së mandatit të deputetit në Shkodër, Nard Ndoka në një reagim në Facebook shprehet se opozita humbi një betejë që ishte e minuar, por ngritja dhe fitorja është e afërt dhe e sigurt.

Pavarësisht humbjes së thellë, Ndoka deklaron se Lulzim Basha i duhet opozitës “U duhet Demokratëve për të vazhduar luftën me të keqen, për të vendosur standarde kushtetuese për Kodin Zgjedhor, për Drejtësinë, për reformat dhe integrimin tonë evropian”.

Statusi i Nard Ndokës në Facebook
Procesi përfundoi!
🔵Falenderoj nga zemra të gjithë ata votues që besuan ‘Opozitën e Bashkuar’, Partinë Demokratike! Mirënjohje për të gjithë qytetarët e Qarkut Shkodër, që edhe kësaj radhe dolën fitimtarë përballë shtetit të agresuar, blerjes masive të votës, presioneve deri në dhunë fizike!
Demokratët, Demokristianët e gjithë të tjerët, njerëzit e thjeshtë që duan lirinë dhe dinjitetin e tyre, treguan se janë ata që vendosin me votë! Të ardhmen nuk e vendos paraja e pisët, krimi e droga, por vota e shenjtë e tyre!
Respekt për ata qindra komisionerë dhe numërues, që përballuan presionet politike dhe të grupeve kriminale, që nuk u joshën nga milionat e ofruara, por treguan dinjitet, përgjegjësi politike e morale, duke u bërë pjesë e shpresës se: ka burra dhe gra që i dalin Zot vetes dhe kauzës.
🔹Falenderim për Demokratët e Pukës e Fushë Arrëzit, për qëndresën e tyre, për burrërinë dhe fisnikerinë e treguar në këtë përballje të egër. Ata patën përballe anti- shtetin qendror e lokal, grupet kriminale, paratë e pista, presionet, dhunën, terrorin psikologjik dhe përsëri Ne rezistuam, qëndruam fort dhe të bashkuar! Mirënjohje për të gjithë Ju miqte e mi; që u bëtë pjesë e ekipit opozitar!
✅Tashmë është detyra dhe obligimi ynë për t’ju përfaqesuar në Kuvendin e Shqipërisë; ku kemi situatë problematike përpara!
🔵Lideri i Opozitëz, Z.Basha, u përball me vështirësi dhe përgjegjesi të mëdha, si para procesit, ashtu edhe gjatë tij.
Unë mendoj dhe besoj, se mori vendimet më të mira për vendin dhe Opozitën; vendime të mëdha dhe të guximshme.
Lulzim Basha pati përballë një ‘junte shtetrore’, që e çmontoi në dy e tri pjesë, që ngriti lart moralin e shpresën e demokratëve në të gjithë Shqipërinë; por koha ishte e shkurtër, emergjente dhe e pamjaftueshme për të fituar betejën!
Lulzim Basha i duhet Opozitës; u duhet Demokratëve për të vazhduar luftën me të keqen, për të vendosur standarde kushtetuese për Kodin Zgjedhor, për Drejtësinë, për reformat dhe integrimin tonë europian.
Demokratët nuk kanë kohë për të humbur, as për të vajtuar, as për të dëgjuar kritikët inatçorë, që vetëm shajnë e kritikojnë. Personazhe pa alternativa, pa ide, por vetem me mllef!
Opozita ka një projekt, ka një alternativë, ka një shpresë, dhe ky është Lulzim Basha!
Ne humbëm një betejë që ishte e minuar, por ngritja dhe fitorja jonë është e afërt dhe e sigurtë.
🔴Fitorja e Edi Ramës është si fitorja e ‘Pirros’, fitore e deformuar!
♦️Edi Rama duhet të mendojë mirë, të respektojë marrëveshjen me opozitën, të lexojë qartë votën reale dhe atë të tjetërsuar!
✌️Për Lulzim Bashën tashti fillon loja e pastër! Fillon epoka e tij! Intrigat, kurthet, vështirësitë, tashmë morën fund!

a.ç

Next Post
Edi Rama duhet të përballet me Zharrzën!

Hynë në grevë urie disa ditë, ja si kanë votuar banorët e Zharrëzës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Presidenti Begaj i jep OK “Bordit të Paqes”, dekreton ligjin për pjesëmarrjen ushtarake të Shqipërisë në Gaza!

October 6, 2026
“Jo në emrin tim”, sërish protestë në Prishtinë, tensione para Kuvendit të Kosovës! Kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

“Jo në emrin tim”, sërish protestë në Prishtinë, tensione para Kuvendit të Kosovës! Kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com