• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasi kërkoi referendum për listat, Basha tërhiqet: Mbështesim hapjen 100% të tyre, por me një kusht

by Ardit Rada
24/07/2020 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita e bashkuar do të mbështesë hapjen 100% të listave, me kushtin mos të ndalohen koalicione, si dhe formulimi i shpërndarjes së mandateve të jetë i njëjtë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili tashmë është tërhequr nga qëndrimi i mëparshëm për mos hapjen e listave. Kujtojme se vetë Basha, por edhe Meta, kanë deklaruar shpesh se për hapjen e listave duhej zhvilluar referendum popullor.

“Së pari dua të shpreh fare qartë qëndrimin e Opozitës së Bashkuar se marrëveshja e 5 qershorit e cila më në fund u votua dje në Kuvendin e Shqipërisë është një bazë për garantimin e zgjedhjeve normale, nuk është ajo që dëshironim ne por një marrëveshje politike e arritur me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë të cilëve dua t’iu shpreh mirënjohjen. Përshëndes dhe qëndrimin e djeshëm të tyre.
Opozita e Bashkuar është e vendosur të refuzojë çdo propozim unilaterak për ndryshime kushtetuese që prekin çështje lidhur me zgjedhjet. Grupi i punës së Këshillit Politik është vendi i vetëm ku duhet diskutuar për një sërë çështjesh të pazgjidhura si rekomandime të ODIHR. Por duke qenë se PS dhe kryetari i saj kanë ndryshuar disa herë qëndrim para dhe pas 5 qershorit dhe tani po iu shesin shqiptarëve listat e hapura si shkakun e ndryshimeve të njëanshme
ne kemi mandatuar sot përfaqësuesit tanë Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili që sa i takon kësaj çështjeje të paraqesin qëndrimin e Opozitës së Bashkuar si vijon: Opozita e Bashkuar do mbështesë hapjen 100% të listave me kushtin që koalicionet të vazhdojnë siç janë sot dhe përllogaritja e mandateve siç është sot. Ky propozim do shtrohet sot në Këshillin Politik”, deklaroi kreu i PD.

Basha shtoi se me propozimin që sot do të shtrohet në tavolinën e punës sot, opozita tregon propozimet me një sinqeritet, pa axhendë të fshehur. “Kam qenë mbështetës i sistemit maxhoritar, me dy dhoma. Por për hir të konsensusit po hedhim këtë hap, të propozimit të hapjes me 100% të listave me kushtin që koalicionet të mbeten siç ekzistojnë sot në ligj dhe formula e ruajtjes së mandateve”, tha Basha.

Next Post
Itali/ Zbulohet ilaçi që bllokon infeksionin nga koronavirusi brenda 48 orësh

Tragjike në Belgjikë, 3-vjeçarja ndërron jetë nga COVID-19

Comments 2

  1. agronomi says:
    6 years ago

    O cfare legen burre dole re Bash,zbythy zbythy deri tek gardhi ku do te hyje patjeter ndonje hu

    Reply
  2. Anonymous says:
    6 years ago

    Jua paska fut kesaj here Basha

    Reply

Leave a Reply to agronomi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In