• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasi i mundi të gjithë, Edi Rama e ka sfidën me historinë

by Alfred Peza
28/04/2021 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Edi Rama i mundi të gjithë më 25 prill. I mundi të gjithë, si njeri. I mundi të gjithë, si politikan. I mundi të gjithë, si Kryetar i Partisë Socialiste. I mundi të gjithë, si kandidat për Kryeministër. I mundi të gjithë, si lider.

Edi Rama mundi Sali Berishën. Edi Rama mundi Lulzim Bashën. Edi Rama fitoi referendumin kundër Ilir Metës. Edi Rama e çoi për “skrap” LSI, duke mundur Monika Kryemadhin, që sot kërkoi falje për një model opozitarizmi anti sistem, përmes të cilit kishin besuar se do ta gjunjëzonin. Edi Rama mundi Dashamir Shehin, Nard Ndokën, Agron Dukën, Vangjel Dulen, Shëptim Idrizin, Fatmir Mediun…

Edi Rama mundi gjithë klasën e analistëve, që i ka bërë bashkë tërbimi se përse edhe ai, nuk mer formën që ata ia kanë dhënë mes sukses prej kohësh Lulzim Bashës.

Edi Rama i mundi të gjithë ata opozitarë që e shohin rrotacionin si një cikël kohor, si një të drejtë natyrore që u takon pas dy mandatesh vegjetimi dhe jo si një ide, vizion, model, program, ekip dhe frymë.

Edi Rama i mundi të gjithë opozitarët e rrjetit, të furstruarit që i faturojnë dështimet dhe paaftësinë e tyre. Edi Rama i mundi të gjithë interesaxhinjtë profesionistë, të gjithë pelivanët e qytetit dhe fshatit, memexhinjtë, kafexhinjtë, mejhanexhinjtë, bastexhinjtë politikë, fallxhoret dhe neotomanët hi tech.

Edi Rama i mundi të gjithë opozitarët e “radhës së qumështit”, të cilët qëndojnë 8 vjet pa punë duke pritur ti rrëshkasi këmba atij, për tu rikthyer nëpër parajsat e tyre të dikurshme në shtet dhe administratë.

Edi Rama i mundi të gjithë, sepse është vetëvetja me të gjithë ta mirat dhe të këqijat e tij dhe jo plastelina në duart e gjithkujt që i jep formën e dëshiruar, siç bëjnë me sfidantin e tij.

Edi Rama e ka të qartë se çfarë do dhe lufton deri në fund për tia arritur, edhe kur e ka gjithë botën kundër, ndryshe nga Lulzim Basha që mer formën e enës së Sali Berishës, Ilir Metës dhe interesave të tij personale e familjare.

E tani pasi humbësit duhet të heshtin dhe fituesi si gjithmonë të mos gjykohet por të respektohet, Edi Rama ka mbërritur në një faze cilësisht të re të jetës së tij politike. Kjo u pa qartë, edhe në fjalimin e fitores, nën hijen e monumentit të Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Një fjalim në kohën, vendin, formën dhe përmbajtjen e duhur. Një tekst i denjë për arkivat e publicistikës, manualet e fitores së fushatave elektorale dhe tekstet e historisë sonë politike.

Pasi u bë par Kryetar i PS që e përfundon një mandat të plotë si Kryeministër. Pasi u bë lideri i parë i së majtës, që qeveris për dy mandate të plota pa ndërprerje. Pasi u bë kryetari i parë i një partie politike që mer një mandat nga shqiptarët, për ti qeverisur i vetëm. Pasi u bë udhëheqësi i parë në Shqipërinë post komuniste, që fiton mandatin e tretë qeverisës radhazi, tani Edi Rama i ka arritur të gjitha ato që ëndërron një politikan karriere.

Ndaj nga sot, ka nisur një udhëtim i ri, për jetën e tij. Një mundësi e re e jashtëzakonshme dhe unike, të cilën nuk ia dolën që ta kenë me gjithë ambicjen e tyre superbe, as Sali Berisha dhe as Ilir Meta. Të cilën mund ta kishte vetëm Fatos Nano, nëse cilësitë prej lideri, do ti kishte ca më të arrira. Por dihet tashmë se fati ndihmon më të mirët, ndaj pas 30 vjetësh, ai i ka buzëqeshur Edi Ramës.

Sot është një ditë e re. Një start i ri. Nga tani nis një udhëtim i ri, në një rrugë të re e cila nk ekziston, e që duhet ndërtuar enkas. Për të çuar në një destinacion të ri, jo vetëm Edi Ramën, PS dhe mazhorancën e tij socialiste por mbi të gjitha për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Edi Rama ka folur shpesh këto ditë për një ëndërr që ka parë dikur me sy hapur, për ta ngjitur Shqipërinë neser, në majën që ajo meriton. Besoj se ky është momenti, për ta realizuar atë. E nëse do ia dali, të jeni të sigurtë, se ai e ka lexuar siç duhet mesazhin që shqiptarët i dhanë më 25 prill.

Next Post

Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, humbet jetën pasagjerja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

November 9, 2026
Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In