• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasi i dhanë vulën, Berisha bën thirrje: Të bashkohemi. Ja të vdesim ja të rrojmë për votën e lirë…!

by Java News
13/06/2024 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Koha fton çdo shqiptar të mos qëndrojë opozitar në letra. Të bashkohemi dhe t’i çjerrim çdo maskë regjimit”, u shpreh kreu demokrat Sali Berisha, në fjalimin që i drejton çdo pasdite mbështetësve të tij nga ballkoni i banesës ku prej 30 dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie me vendim të GJKKO-së.

Berisha ka ftuar qytetarët që të qëndrojnë të pamposhtur.

“Cilido që beson se sot Shqipëria ka rënë në një diktaturë të bazuar në aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve me në krye Edi Ramën.

Cilido që beson se Edi Rama është antishqiptari shqipfolës më i egër i të gjitha kohërave, pasi ka përzënë me regjimin e tij mbi 1 milion shqiptarë në 8 vite.

Cilido që beson se Shqipëria është një vend me pasuri të pafundme natyrore, por që ato janë kthyer në një mallkim për qytetarët, sepse Edi Rama, zyrtarët e tij, ministrat e tij vjedhin, vjedhin me pamëshirësinë më të madhe.

Cilido qytetar që mendon se duhet t’u japë përgjigjen e merituar Edi Ramës, që me sojin dhe sorollopin e tij vjedh qindra milionë dhe më shumë në tendera, në koncesione, në PPP.

Cilido që beson se Shqipëria duhet të jetë një shtet ligjor dhe jo narkoshtet, gazi i dheut, e ftoj të ndjekë shembullin tuaj.

E ftoj të qëndrojë i pamposhtur, të qëndrojë, të sakrifikojë si ju dhe ju garantoj se nuk ka forcë në botë që të na mposhtë ne”, tha Berisha.

Ai tha se shqiptarët duhet të bashkohen për të përmbysur regjimin, duke shtuar se kush prek votën, duhet të lërë kokën.

“Nuk ka gjë më të pafalshme se kur e sheh me sytë e tu se Edi Rama me patronazhistë, me aktivistë, me dhjetëra milionë euro, me banditë nga të katër anët e vendit, me përjashtime nga listat, të vjedh zgjedhjet, të vjedh votën dhe ti nuk ngrihesh.

Vetëmashtrohesh, flet për zgjedhje, flet për votë, flet për kandidatë me xhelatin e zgjedhjeve në pushtet.

Me xhelatin e votës së lirë në pushtet.

Qytetarë dhe qytetare, koha është t’u kthehemi himneve tona të lirisë. Himnet e lirisë thonë, ja të vdesim ja të rrojmë për liri.

Ja të vdesim ja të rrojmë për votën e lirë. Votën e lirë nuk ta sjell njeri.  Ai që prek votën, duhet të lërë kokën.  Kush prek votën, duhet të lërë kokën.  Votën e lirë nuk ta mbron njeri”, tha Berisha, duke ripërsëritur kërkesën për një qeveri teknike që sipas tij do të garantojë zgjedhjet e lira.

Next Post
Themeluesi i PD: Uroj me shpirt që Basha të krijojë parti të re e të qeshim. Kadilli: “Basha” dhe “të bësh” s’qëndrojnë në një fjali

Themeluesi i PD: Uroj me shpirt që Basha të krijojë parti të re e të qeshim. Kadilli: “Basha” dhe “të bësh” s'qëndrojnë në një fjali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In