• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Pasi e goditën 30 herë me thikë, e shkrumbuan”! Shqiptari i përfshirë në vrasjen e 62-vjeçarit në Itali

by A R
21/09/2025 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një rast tronditës raportohet në Sesto San Giovanni, Itali, ku një 62-vjeçar turk i quajtur Hayati Aroyo është vrarë dhe trupi i tij është shkrumbuar në një banesë më 23 korrik 2025.

Për ngjarjen janë arrestuar tre persona, përfshirë një shtetas shqiptar.

Hetimet e Policisë treguan se viktima ishte goditur 30 herë me thikë. Më pas autorët kanë tentuar të fshihnin gjurmët duke djegur trupin dhe apartamentin.

Fotoja e viktimës, publikuar nga La Repubblica

Rrjeti i marrëdhënieve të viktimës, analiza e kryer nga pamjet e kamerave të sigurisë, bisedat telefonike apo përgjimet çuan në identifikimin dhe arrestimin e tre personave: një shqiptar 33-vjeçar, një italian 38-vjeçar dhe një grua italiane, 36 vjeç.

Motivi? Një video intime

Mësohet se motivi i krimit ishte frika se viktima do të shpërndante një video intime online ku shfaqej gruaja italiane.

Shqiptari thuhet se ka pasur rol kyç në vrasje, duke bashkëpunuar me italianen, ndërsa burri tjetër ka ruajtur apartamentin teksa kryhej krimi i rëndë. Dyshohet se viktima do të takonte italianen. Kjo e fundit, hetuesit thonë se e la derën hapur për shqiptarin, i cili e goditi 62 vjeçarin në befasi. Trupi më pas u vendos mbi shtrat, i hodhën zbardhues dhe e dogjën.

Të tre të arrestuarit do të përballen me akuza për vrasje të rënduar, plaçkitje, zjarrvënie dhe shkatërrim të trupit të viktimës.

Shqiptari rrëfeu mizorinë

Ishte shqiptari ai i cili rrëfeu krimin makabër, pasi tentativa e tij për t’u arratisur drejt Kroacisë dështoi. 36 vjeçarja, ishte shoqja e tij, protagoniste në videon që kishte pasur viktima të ruajtur në një tablet, i cili pas vrasjes u mor bashkë me shuma parash, një celular dhe tre karta krediti.

Një ditë pas ngjarjes, me kartat ishin kryer pagesa në një një sallë lojërash në Busto Arsizio. Kjo ishte edhe pikënisja e hetimit…

Po kush ishte 62 vjeçari turk?

Hayati Aroyo, ishte dhëndri i Huseyin Saral, një person i lidhur me krimin e organizuar turk, i cili u vra në Crotone më 31 janar 2005.

Sipas disa mediave, hetuesit e zbuluan këtë gjë pasi gjetën disa gazeta në shtëpinë e të ndjerit që lidhen me vrasjen e Saralit, vëllait të gruas së tij. Ishte zjarri në apartamentin e tij në katin e parë të pallatit, ai i cili alarmoi forcat policore dhe zjarrfikësit, për të gjetur trupin e tij thuajse të shpërbërë nga flakët.

Next Post
Tryeza e Bashës/ Spartak Ngjela: E vetmja shpresë që ka e djathta është PD. Duhet sistem joproporcional, anglosakson

Berisha nën akuzë penale, shenjat janë që do dënohet për korrupsion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In