• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Pashkët na frymëzojnë se e mira mund të keqen dhe jeta triumfon”, Ruçi uron besimtarët katolikë

by
03/04/2021 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rastin e Ditës së Pashkëve, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka uruar me një mesazh besimtarët katolikë dhe gjithë shqiptarët.

Ruçi tha se Pashkët të frymëzojnë se e mira mund të keqen dhe jeta triumfon.

“Është i dyti vit rradhazi që Pashkët i kremtojmë, shpirtërisht të gjithë bashkë, dhe individualisht në vatrat familjare. Një gjë është e sigurt: Pashkët dhe ngjarjet e tjera në muajt që vijnë do t’i festojmë ashtu si e kemi traditën, duke gëzuar dhe duke u përqafuar me njeri-tjetrin. Viti midis dy Pashkëve ka qenë një vit dramatik dhe i vështirë, që na kufizoi nga mjaft gëzime të jetës. Por njëkohësisht vuri në provë fuqinë tonë shpirtërore e njerëzore, solidaritetin dhe dashurinë për njeri-tjetrin.

Pashkët simbolizojnë rilindjen, besimin dhe triumfin e jetës. Pashkët na frymëzojnë se e mira mund të keqen dhe shpresa mund dëshpërimin. Pandemia na imponoi distancën nga njeri-tjetri, por na afroi më shumë shpirtërisht. Pandemia na kufizoi, por ne duket se po e sfidojmë atë. Bashkë me urimin shpreh mirënjohjen time dhe të Kuvendit të Shqipërisë për Kishën Katolike dhe besimtarët katolikë për mbështetjen dhe frymëzimin e të gjithë shqiptarëve në këtë betejë që na u imponua, në mes të gëzimeve, punëve, detyrave e misioneve tona. Gëzofshi të gjithë në vatrat familjare!”, shkruan në urimin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi./ b.h

Next Post
Kushi në Elbasan: Investime madhore në sport gjatë dy mandateve të PS, akoma më shumë vëmendje në të tretin

Kushi në Elbasan: Investime madhore në sport gjatë dy mandateve të PS, akoma më shumë vëmendje në të tretin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prezantuesja e njohur gjendet e vrarë në dhomën e gjumit, bashkëshorti arrestohet si i dyshuar! E motra vrapoi…

Prezantuesja e njohur gjendet e vrarë në dhomën e gjumit, bashkëshorti arrestohet si i dyshuar! E motra vrapoi…

November 10, 2026
“Siguria është përgjegjësi e përbashkët”- Ministri Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore!

“Siguria është përgjegjësi e përbashkët”- Ministri Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore!

November 10, 2026
Shqiptarët shlyejnë kreditë në kohë! Huatë me probleme, në nivelin më të ulët që prej vitit 2008, flasin ekspertët

Shqiptarët shlyejnë kreditë në kohë! Huatë me probleme, në nivelin më të ulët që prej vitit 2008, flasin ekspertët

November 10, 2026
Pagë marramendëse për të punuar në Hënë! NASA hap dyert për astronautët e rinj: Bëhuni pjesë e historisë së eksplorimit hapësinor!

Pagë marramendëse për të punuar në Hënë! NASA hap dyert për astronautët e rinj: Bëhuni pjesë e historisë së eksplorimit hapësinor!

November 10, 2026
“U mblodhën gjithë brezat”- Balla në 70-vjetorin e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në Kavajë: Shkollë me emër të madh në gjithë Shqipërinë!

“U mblodhën gjithë brezat”- Balla në 70-vjetorin e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në Kavajë: Shkollë me emër të madh në gjithë Shqipërinë!

November 10, 2026
Nations League/ Sinjale pozitive për Maran, dy kuqezinjtë pritet të bashkohen me grupin në prag të ndeshjes me Finlandën!

Nations League/ Sinjale pozitive për Maran, dy kuqezinjtë pritet të bashkohen me grupin në prag të ndeshjes me Finlandën!

November 10, 2026
Tjetër alarm kibernetik, “Claude” ekspozon të dhëna sekrete! Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

Tjetër alarm kibernetik, “Claude” ekspozon të dhëna sekrete! Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

November 10, 2026
Arrestime në Francë për skandalin e abuzimeve seksuale të Mohamed Al Fayed! Kontrolle edhe në hotelin luksoz “Ritz”

Arrestime në Francë për skandalin e abuzimeve seksuale të Mohamed Al Fayed! Kontrolle edhe në hotelin luksoz “Ritz”

November 10, 2026
KiE: Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhshme

Analiza e REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

November 10, 2026
Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Liga e Kombeve/ Sfida deçizive Shqipëri-Finlandë, llogaritë për kartonët e verdhë, 8 lojtarë janë në rrezik pezullimi!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In