• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova shton masat kundër terrorizmit për ditën e Pashkëve

by Java News
14/04/2017 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia rritën masat e sigurisë për të parandaluar çdo akt terrorist, veçanërisht kundër vendeve të kultit me rastin e festave të Pashkëve që fillojnë nesër.

Në Kosovë, Këshilli Kombëtar i Sigurimit njoftoi në një komunikatë se kishte zbuluar veprime të dyshimta nga disa individë dhe grupe të lidhura me grupe dhe individë nga vende të treta.

“Ata kishin planifikuar veprime kundër zyrtarëve institucionalë dhe politikë”, sipas një komunikate që nuk jep shumë detaje mbi natyrën e sulmeve të projektuara.

Ambasadat e SHBA-së në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë u bënë thirrje shtetasve të tyre për një kujdes të lartë.

“Në rajon, terroristët kanë tentuar tashmë të kryejnë sulme kundër objektivave të ekspozuar duke përfshirë këtu kishat dhe vendet e tjera të kultit, sheshet publike, arenat sportive, sallat e koncerteve apo grumbullimet publike”, sipas komunikatës.

Një burim zyrtar kosovar nën mbulimin e anonimatit, konfirmoi për AFP-në arrestimin e një personi të përmendur nga media lokale.

“Tre persona të tjerë janë në kërkim”, sipas këtij burimi që thekson se ata kishin lidhje me Lavdrim Muhaxhiri, alias Abu Abdullah al Kosova.

Ky person, 28 vjeç është një prej rekrutuesve krysorë dhe një prej figurave kryesore të xhihadistëve të Ballkanit nisur për të luftuar në Siri dhe në Irak në radhët e ish-frontit Al-Nosra.

Ai është shfaqur në disa video propaganduese xhihadiste, veçanërisht në njërën ku shihet duke vrarë një të burgosur.

Sipas medias kosovare, autoritetet kanë rritur masat e sigurisë rreth vendeve të kultit katolike dhe ortodokse dhe kanë mobilizuar shumë forca policie.

Në Shpipëri, policia ka rritur gjithashtu masat e sigurisë për të parandaluar incidente kriminale, por gjithashtu dhe akte terroriste.

Nga ana e saj, Ministria e Brendshme maqedonase ka njoftuar për marrjen e një sërë masash në kuadër të kërcënimeve terroriste globale, që kanë si objektiv ndërtesat fetare.

Rreth 500-600 shtetas të këtyre tre vendeve janë nisur në zonat e xhihadit në Siri dhe në Irak që prej vitit 2012. Pas kthimit të tyre ata janë vënë nën mbikëqyrje./b.d

Next Post
Ahmed Kalaja: Sulme terroriste? Myslimanët do t’i mbrojnë vetë kishat

Ahmed Kalaja: Sulme terroriste? Myslimanët do t'i mbrojnë vetë kishat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreshnik Spahiu: Europa nuk e toleron futjen e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’ dhe të familjes Trump në Adriatik

Skandali i spiunazhit, Spahiu: Kosova dhe Shqipëria të arrestojnë politikanët që financohen nga shërbimet sekrete antishqiptare!

August 26, 2026
Dy konfederata i hapin “luftë” FIFA-s, UEFA dhe CONCACAF po planifikojnë një Ligë të Kombeve të përbashkët!

UEFA ndryshon mendje dhe tërhiqet nga kërcënimi për bojkot, por kërkon ‘kokën’ e Infantinos!

August 26, 2026
Pas dasmës siçiliane, Dua Lipa rikthehet në Itali! Me rol të ri në festivalin e Sanremos, zbardhen detajet!

Pas dasmës siçiliane, Dua Lipa rikthehet në Itali! Me rol të ri në festivalin e Sanremos, zbardhen detajet!

August 26, 2026
VIDEO/ “Na ka kërcënuar me jetë”- Thellohen përplasjet mes organizatorëve të protestës, aktivistja akuzon Gent Prognin: Deklaratat tona e shqetësuan se…

VIDEO/ “Na ka kërcënuar me jetë”- Thellohen përplasjet mes organizatorëve të protestës, aktivistja akuzon Gent Prognin: Deklaratat tona e shqetësuan se…

August 26, 2026
Rama nesër në Bruksel për grupkapitullin e fundit, do të jetë folës kryesor në samitin për zgjerimin

“Stacionet” e Shqipërisë drejt integrimit në BE, objektiv mbetet mbyllja e 3 kapitujve të tjerë deri në shkurt të vitit 2027! Ja hapat dhe fazat

August 26, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Hashim Thaçi nuk ka nevojë të kthehet si Odiseu

August 26, 2026
VIDEO/ Masakër në Montana të SHBAve, 44-vjeçari shuan familjen e tij me 8 anëtarë, mes viktimave edhe 4 fëmijë!

VIDEO/ Masakër në Montana të SHBAve, 44-vjeçari shuan familjen e tij me 8 anëtarë, mes viktimave edhe 4 fëmijë!

August 26, 2026
Zbulohet e shkuara e errët e shqiptarit! Vrau gruan me thikë në Kretë, Policia greke jep detajet e krimit në familje

Zbulohet e shkuara e errët e shqiptarit! Vrau gruan me thikë në Kretë, Policia greke jep detajet e krimit në familje

August 26, 2026
Rebelët Huthi të Jemenit bombardojnë me dronë aeroportin saudit dhe rafinerinë e “Aramco”!

“Banjë gjaku”, kasaphana e rebelëve Huthi në Jemen, 59 mijë civilë të vrarë që nga viti 2015!

August 26, 2026
Thirrjet antishqiptare në ndeshjen e Europa League, Crvena Zvezda e pëson keq, UEFA zbulon ndëshkimin

Thirrjet antishqiptare në ndeshjen e Europa League, Crvena Zvezda e pëson keq, UEFA zbulon ndëshkimin

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com