• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pashka më e shtrenjtë! Rekord për shkak të shtrenjtimit të karburanteve dhe ushqimeve në Greqi

by A R
18/04/2022 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë pas dy vitesh karantine në periudhën e Pashkëve, festës më të madhe të ortodoksëve në Greqi dhe jo vetëm, grekët do të festojnë tashmë të lirë duke shkuar në fshatrat e tyre të origjinës për tu mbledhur bashkë me miq dhe të afërm sipas traditës mijëravjeçare.

Por kriza energjetike, inflacioni dhe rritja galopante e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve  kanë bërë që kjo të quhet Pashka më e shtrenjtë në vite.

Ndërsa vitet e tjera çmimi i kecit apo i qengjit në tregjet e lira ishte nga 5-8 euro kilogrami, sivjet ka shkuar në mbi 10 euro dhe në dyqanet e lagjeve pritet të shkojë në mbi 14 euro. Sipas gazetës Kathimerini sivjet pritet që vetëm një në katër grekë të pjekë gjithë qengjin duke preferuar sasi të vogla,ndaj dhe llogaritet se konsumi i sivjetshëm i mishit do të jetë shumë më i ulët se vitet e tjera.

Gjithashtu çmimet e karburanteve megjithë një ndërhyrje të qeverisë duket se nuk po ulen duke mbetur benzina në mbi 2 euro litrin, gati 45 cent më shtrenjtë se vjet dhe nafta për automjetet në mbi 1.7 euro litrin ,të paktën 55 cent më shtrenjtë se vitin e kaluar.

Ndërsa shumë grekë që kanë zgjedhur  të shkojnë në ishuj kanë parë biletat e anijeve të kenë një rritje prej 16% krahasuar me vjet dhe ato të avionëve mbi 26.8%. Edhe tek sektori i hotelerisë vihet re një rritje e çmimeve prej 18,5%.

Sipas Institutit të Konsumatorëve  përllogaritet se çmimi i mesëm i tryezës së Pashkëve të sivjetshme  do të shkojë në mbi 50 euro ,rreth 18% më i shtrenjtë se vjet,pasi përveç mishit, edhe tek zarzavatet e frutat ka një rritje çmimi nga 15-30%.

Megjithëse sivjet pritet një prej daljeve më të mëdha nga qytetet drejt fshatrave,vendeve turistike  apo ishujve,parashikohet se përsëri kjo përqindje nuk do të arrijë atë para pandemisë për shkak të rritjes së çmimeve.

/a.r

Next Post
“Babai e kishte masakruar me sfurk, nëna bënte sehir”, flet Fatjon Hoxha: Si e gjeta Merushen të pajetë

“Babai e kishte masakruar me sfurk, nëna bënte sehir", flet Fatjon Hoxha: Si e gjeta Merushen të pajetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com