Djali i të ndjerit Agim Arapi, Dervis Arapi ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Durrësin pak ditë më parë. ‘Pashë tmerr me sy, babi ishte shpërfytyruar. Shteti ti dënojë autorët ti bëjë shembull”.
Nga ana tjetër gruaja e Agim Arapit, Vjollca Arapi tha se Jurgeni duhet të dënohet dhe kështu mund të parandalohet një tjetër krim.
“Jurgeni deri tani ka bere 2 vrasja shteti ta dënojë. Ai ishte molla e sherrit. E kemi parë të shëtiste këtej. Jurgeni dhe vëllezërit Ekonomi erdhën në dyqan mbyllën qepenin dhe masakruan Agimin. Gjithçka është e filmuar nga kamerat e sigurisë. Shteti duhet ta dënojë Jurgenin mund të parandaloje tjetër ngjarje”, tha Vjollca për News 24./a.m.











