• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Pashë plumbat që dolën nga makina”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës si u realizua? Ja çfarë tha dëshmitari Stiven Mziu

by Os De
19/09/2025 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Stiven Mziu, dëshmitar okular në atentatit që iu bë ish-prokurorit Arjan Ndoja, tashmë deputet i Partisë Demokratike, në vitin 2019, tregon në Gjykatë momentin kur u qëllua ndaj makinës. 

Mziu tregon se ditën e atentatit kishte qëndruar me Aleksandër Lahon për drekë dhe pasi ky i fundit ishte takuar me Ndojën dhe kishte pirë kafe, kishte hipur në makinën e tij, ndërsa vetë Mziu i kishte ndjekur nga pas me mjet tjetër. 

Pjesë nga dëshmia e Stiven Mziut 

“Kam punuar tek Ujësjellësi në Shijak. Aleksandër Lahon (Rrumin) e njoh. Kam udhëtuar në makinë me të. 

Në 1 nëntor 2019 kemi qenë në një Benz, që nuk ishte i imi. Jam takuar në Sukth me Rrumin. Kemi vajtur në Durrës. Kemi drekuar, kemi pirë kafe. Jemi kthyer prapë në Sukth. Pasdite shkuam prapë në Durrës dhe pime kafe tek “Korali” në plazh. 

Rrumi takoi disa persona, por nuk i njoh. Erdhi aty edhe Andi Maloku, që ka qenë me prokurorin Arjan Ndoja. Me atë do takohej Rrumi. 

Kanë qëndruar rreth një ore tek Korali. Ne kemi qëndruar tek kafja ngjitur. Pasi dolën nga lokali, unë prisja të merrja Rrumin.  Dolën njëkohësisht me Arjanin. Hipën në një makinë, atë të Arjanit. U nisëm për Sukth. Para ishte mjeti i tyre, pastaj unë, në distancë të afërt. 

U futëm në autostradë. Pa shkuar tek mbikalimi i Shkozetit, na parakaluan dhe qëlluan mjetin e prokurorit. 

Ishte një mjet gri. Zhurmë nuk dëgjova se kisha xhama mbyllur, por pashë plumbat që dolën nga makina. 

Makina e prokurorit devijoi nga rruga. Unë vetëm ju dhashë ndihmën e shpejtë. 

Mjetin e drejtonte Andi Maloku. Në sediljen e parë qe prokurori dhe pas Rrumi. Të tre u dëmtuan në ngjarje. 

Jam takuar me Pëllumb Muharremin (Rrumin) pas atij momenti. Kemi diskutuar, por nuk di pse i ndodhi kjo gjë. 

Ai nuk ka pasur asnjë konflikt. Për autorë të ngjarjes, vetëm çfarë kam dëgjuar nga media”. 

Për avokatin e Dervishajt: 

Me Rrumin kam pasur shoqëri prej vitit 2016. Ditën e ngjarjes e kam shoqëruar si shok Rrumin. 

Të pandehurit i njoh veç nga media. Emrin e Plarent Dervishajt nuk e kam dëgjuar ndonjëherë nga Rrumi. Nuk kampërdorur ndonjëherë telefon të enkriptuar, Sky Ecc. As Rrumi nuk ka përdorur ndonjëherë. 

Avokati i Plarent Dervishajt: A ke dijeni për atentatin që i është bërë Plarent Dervishajt, Meçës e Haxhiajt? 

Mziu: Jo, asnjë dijeni. Sot nuk kam asnjë raport me Pëllumb Muharremin. Nuk e di se ku ndodhet. Nuk kam dijeni as për problemet e tokave në Hamallaj. 

Avokati i Dervishajt: A ke qenë në Vlorë ditën që është vrarë një gjyqtar? 

Mziu: Jo. 

Dervishaj: Ishe i punësuar nga Muharremi? 

Mziu: Jo. Vetëm shoqëri, afrimitet. 

Dervishaj: Paske qenë shofer me punë vullnetare domethënë? Po pas atentatit, ka vazhduar aktiviteti? 

Mziu: Po. Di që më ka thënë që nuk kam asnjë konflikt. 

Dervishaj: Po sot, pse nuk rrini më? Kush është arsyeja që nuk shkon më tek ai? 

Mziu: Nuk është ai këtu. Tek të afërmit kam shkuar, por nuk më kanë thënë për ndonjë të dyshuar për ngjarjen. 

Next Post
Deputeti i PD zbërthen ‘skenarin’ e Ramës/ Ivi Kaso hedh propozimin: Të nisim procedurat për shkarkimin e presidentit!

Deputeti i PD zbërthen ‘skenarin’ e Ramës/ Ivi Kaso hedh propozimin: Të nisim procedurat për shkarkimin e presidentit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In