• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pasdite në shkollën e notit…”

by Enver Robelli
22/03/2026 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Secila luftë e filluar i ka arsyet e veta dhe asnjëra s’mund të krahasohet me tjetrën. Ajo që nuk ndryshon është njëkohshmëria: në një anë të botës luftëra, në anën tjetër një tren që ecën si në tëlyen. Ashtu si jeta.

Më 2 gusht 1914, shkrimtari Franz Kafka shkroi në ditarin e tij: “Gjermania i ka shpallur luftë Rusisë. – Pasdite në shkollën e notit.” Kjo është njëra nga ato fjalitë e rralla që përshkruan saktë hendekun e madh mes botës së tronditur nga lufta dhe përditshmërisë. E përbashkëta e tyre është – njëkohësia. Luftërat nisin, vazhdojnë, nuk ndalen, por as jeta nuk ndalet. Ndërsa në telefonat mobilë shfaqen e zhduken tituj për Ukrainën, Iranin, Libanin, Gjirin Persik, dronët, anijet, çmimin e naftës, treni lëviz si në tëlyen buzë Liqenit të Zürichut. Njerëz me çanta të mëdha shkojnë në aeroport, kjo shihet qartë. Njerëz me çanta të vogla duket se nuk kanë plane të mëdha – ata dalin në qytet për t’u takuar me miqtë për një kafe. E njerëzit me çanta as të mëdha, as të vogla, ku shkojnë? Me gjasë kanë vendosur të bëjnë një shëtitje në natyrë. Jeta vazhdon.

Luftërat ndizen lehtë, por ndërpriten me vështirësi. Kur në fillim të gushtit 1914 trupat gjermane marshuan drejt Belgjikës (për të mposhtur Francën), perandori Wilhelm II u tha ushtarëve: “Do të jeni sërish në shtëpi para se gjethet të bien nga pemët”. Shumica gjethe ranë, shumë prej ushtarëve nuk u kthyen fare në shtëpi. Dhe lufta përfundoi tek katër vite më vonë, në vitin 1918.

Në librin e tij mbi Luftën e Parë Botërore, historiani Christopher Clark shkruan: “Në kontinentin europian mbretëronte paqja atë mëngjes të 28 qershorit 1914, një e diel, kur Franz Ferdinand dhe bashkëshortja e tij Sophie Chotek mbërritën në stacionin e trenit në Sarajevë. Vetëm 37 ditë më vonë, Europa ishte në luftë. Konflikti që filloi atë verë mobilizoi 65 milionë ushtarë, rrëzoi tre perandori dhe shkaktoi 20 milionë të vdekur ushtarakë e civilë, si dhe 21 milionë të plagosur”.

Arkiduka austro-hungarez Franz Ferdinand dhe Sophie Chotek u vranë nga anarkisti dhe nacionalisti serb Gavrilo Princip – me përkrahje nga shërbimet sekrete të Beogradit. Ky atentat ndezi fitilin e Luftës së Parë Botërore.

Më 1912, kur Perandoria Osmane po tërhiqej nga Ballkani, Princip braktisi gjimnazin në Bosnjë dhe, nëpërmjet Beogradit, erdhi në Prokuple, në kufi me Kosovën. Qëllimi i tij ishte të angazhohej në luftën e ushtrisë serbe për pushtimin e Kosovës, por komandanti serb e ktheu pas për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të dobët. Princip e përjetoi këtë si poshtërim, sipas gazetarit austriak Gregor Mayer, i cili ka shkruar një libër për atentatin e Sarajevës. Pasi u kthye në Beograd, Princip vendosi të bënte “diçka të madhe”. Më 1914 ai vrau arkidukën Franz Ferdinand. Në mesin e komplotistëve që organizuan atentatin ishte edhe Vaso Çubriloviqi, i cili në fund të viteve 1930-të shkroi një promemorie mbi dëbimin me dhunë të shqiptarëve nga Kosova drejt Turqisë.

Kur nisi Lufta e Parë Botërore, entuziazmi ishte i madh edhe në mesin e disa shkrimtarëve. Për shembull, nobelisti i mëvonshëm gjerman Thomas Mann shkroi në esenë e tij “Mendime në kohë lufte” (botuar në nëntor 1914): “Si mund të mos e lavdëronte Zotin artisti, ushtari brenda artistit, për shembjen e një bote paqeje, nga e cila ai ishte kaq i ngopur, tej mase i ngopur! Luftë! Ishte pastrim, çlirim, ajo që ne ndienim.”

Më vonë, gjatë viteve 1930, Thomas Mann u bë një kritik i ashpër i Adolf Hitlerit. Mann e vazhdoi jetën në ekzilin amerikan dhe që andej, nëpërmjet radiostacionit britanik BBC, demaskonte propagandën naziste. Ai iu drejtua gjermanëve 58 herë nëpërmjet mikrofonit të BBC-së, por nuk pati mjaftueshëm gjermanë që e dëgjuan. Megjithatë, fjalët që ai ua drejtonte dëgjuesve gjermanë mbeten ende aktuale dhe së fundi janë botuar si libër.

Secila luftë e filluar i ka arsyet e veta dhe asnjëra s’mund të krahasohet me tjetrën. Ajo që nuk ndryshon është njëkohshmëria: në një anë të botës luftëra, në anën tjetër një tren që ecën si në tëlyen. Ashtu si jeta.

Next Post
Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In