• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasdite e “nxehtë” dhjetori në PD, mes Bashës dhe Berishës

by
13/12/2021 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasditja e së hënës ishte ndoshta një ndër më të pazakontat në historinë e Partisë Demokratike dhe të politikës shqiptare në përgjithësi.

Pak pas orës 13:00, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij mbërritën në seli, ku zhvilluan mbledhjen e parë të komisionit të rithemelimit të partisë, të formuar nga kuvendi kombëtar i 11 dhjetorit. Ata shfrytëzuan një nga sallat në godinë, vetëm pak metra nga një tjetër sallë, që Lulzim Basha po zhvillonte me grupin e punës për zgjedhjet në Forumin Rinor të partisë.

Pas takimit të shkurtër të zhvilluar në këmbë, pasi mungonin karriget, Berisha tha në një konferencë për mediat që tashmë Basha është i shkarkuar, por do të pritet miratimi i anëtarëve të partisë, të cilët janë ftuar të votojnë të shtunën. Ai tha gjithashtu se Basha do të vijojë të mbetet deputet, por paralajmëroi se duke qenë se ka probleme me drejtësinë shqiptare dhe atë belge, do ta mbajë këtë pozicion për shkak të prezumimit të pafajësisë derisa të zgjidhet çështja.

Por Basha dhe kryesia e PD-së nuk e njohin kuvendin e 11 dhjetorit. Ata kanë thërritur një tjetër kuvend, më 18 dhjetor, ndërsa kanë shkarkuar kryetarët e degëve që punuan për kuvendin e Berishës. Gjatë paradites, ata kallëzuan në SPAK 3 deputetë të partisë, Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe Albana Vokshi, si dhe Ivi Kason dhe Ervin Minarollin, për falsifikim të vulave dhe dokumenteve.

Pavarësisht grumbullimit të shumë personave brenda ambienteve të selisë së PD-së, nuk u shënua ndonjë incident. Megjithatë, zoti Berisha tha se disa banda të armatosura ishin futur brenda selisë. Deputeti Belind Këlliçi konfirmoi këtë version dhe tha se kishte njoftuar policinë për të kryer verifikimet, pasi akuzoi se zyra e tij, si kryetar i FRPD, ishte bastisur./ A2/

/b.h

Next Post
Basha-Berisha “luftë” për selinë blu, PS mbledh grupin parlamentar: Do rrëzojmë dekretin e presidentit Meta për buxhetin 2022

Basha-Berisha “luftë” për selinë blu, PS mbledh grupin parlamentar: Do rrëzojmë dekretin e presidentit Meta për buxhetin 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, Kushi: Kujtimi i viktimave është një përgjegjësi morale!

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, Kushi: Kujtimi i viktimave është një përgjegjësi morale!

September 17, 2026
Ndryshime në qeverinë “Rama”, jep dorëheqjen ministri i Brendshëm Lamallari, në vend të tij Ervin Demo! Pritet dhe emri në krye të Pushtetit Lokal

Lirimi nga detyra i Lamallarit, presidenti Begaj dekreton Ervin Demon si ministër të Brendshëm! Do drejtojë edhe Pushtetin Vendor

September 17, 2026
Messi i pandalshëm në rekorde, shënon golin e 100-të me Inter Miamin dhe fiton trofeun e 49-të në karrierë!

Messi i pandalshëm në rekorde, shënon golin e 100-të me Inter Miamin dhe fiton trofeun e 49-të në karrierë!

September 17, 2026
Manjani: PD sheh vetëm shqiptarë të korruptuar dhe mafiozë! Shpresa tani mbetet te Rama, ndryshe…

O sa mirë me ken… dëshmitar, o hej!!

September 17, 2026
EMRAT/ Operacioni antidrogë në Korçë, kush janë 3 të rinjtë e arrestuar! Momenti kur Policia i shtrin në tokë në Qafë Thanë, ‘ngarkesa’ e fshehur në bagazh

EMRAT/ Operacioni antidrogë në Korçë, kush janë 3 të rinjtë e arrestuar! Momenti kur Policia i shtrin në tokë në Qafë Thanë, ‘ngarkesa’ e fshehur në bagazh

September 17, 2026
Kleçka e punësimit/ Rritja më 2021 erdhi nga pensionistët, për popullsinë ne moshe pune kishte rënie

Të rinjtë u lënë vendin të moshuarve, punësimi i pensionistëve dyfishohet në tre vjet!

September 17, 2026
Në pritje të Parlamentit dhe protestës, Policia merr masat operacionale dhe bllokon me gardh metalik rrugën që të çon te Kuvendi

Në pritje të Parlamentit dhe protestës, Policia merr masat operacionale dhe bllokon me gardh metalik rrugën që të çon te Kuvendi

September 17, 2026
Cilat janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale?

Cilat janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale?

September 17, 2026
Nuk veshi fanellën në mbështetje të Ceuta-s, Mbappe sqaron: Jam qenie njerëzore!

Nuk veshi fanellën në mbështetje të Ceuta-s, Mbappe sqaron: Jam qenie njerëzore!

September 17, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Shqiptaria në zi, Beogradi në festë

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com