• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasardhës i Ramës? Ja si përgjigjet Veliaj: Për mua thonë u bë ky që shiste fiq, ndiej keqardhje për prishjen e Teatrit

by Java News
03/04/2021 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në ‘Zgjedhje 2021’ nga Alban Dudushi dh ePranvera Borakaj në Vizion Plus, kryebashkiaku Erion Veliaj dha një përgjigje për të gjithë akuzat e opozitës duke u shprehur se tashmë i njeh stërkëmbshat e tyre.

“Që kur e nisa me këndin e lodrave, me Pazarin, me Kalanë, Bulevardin e Ri, me sheshin Skënderbej, e kam marrë përsipër që kjo është një punë, ku ti do hash llucë e do hash baltë e do hash përshtymë e do hash helme, por është çmimi që ti paguan.

Por, unë sjam naiv që jam futur në këtë histori dhe them ‘ore ç’janë këta që u mërzitën?’ Po sigurisht mo, se e ka thënë Konica që suksesin nuk ta fal njeri…

‘U bë ky, ky që shiste fiq u bë’, po tani jeta kjo është, kush punon edhe do përbaltet edhe do dëgjojë edhe këto shigjeta edhe do ketë dhe thika pas shpine dhe stërkëmbsha”, tha ai.

Veliaj: Ndiej keqardhje për prishjen e Teatrit dhe për çdo avlli në Tiranë

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh për herë të parë se njëlloj si çdo qytetar ndjen keqardhje për çdo avlli që i duhet të prishë për projektet e reja, përfshirë këtu edhe Teatrin.

Alban Dudushi: Atë ditë që e pashë fadromën që i vuri ruspën dhe e shembi këtë Teatër, unë ndjeva keqardhje. Ti ndjeve keqardhje?

Erion Veliaj: Po patjetër, pse ti mendon se puna ime është e bukur? Puna ime përfshin vendime shumë të vështira dhe duhej marrë një vendim i vështirë për një nyje gordiane. Pyet njerëzit që kanë tërë jetën aty, të cilët thonë se nuk shkohet në teatër ku ti bëhesh me xhunga kur futesh në skenë, nuk shkohet në Teatër kur ti je akoma me banjo ‘alla frënga’, nuk shkohet në një teatër kur ti ndërrohesh në korridor dhe nuk shkohet në një teatër kur ti shkon me batanije në dimër dhe nuk shkohet në një teatër kur ti shkon me peshqir në verë.

Ti mendon vetëm për këtë? Për çdo avlli që prishet në Tiranë kur bëhet një rrugë, unë nuk ndihem keq? Sepse ai njeriu që ka jetuar 30 vite me atë avllinë nuk e kupton, sepse ai thotë e kam hapësirën time intime. Por ama ti duhet të marrësh një vendim të vështirë, do thuash e kuptoj, të lus për mirëkuptim, por kjo rrugë do bëhet më e mirë kur të ketë trotuar, parkim, lulishte…

Veliaj: Ndërtesa tek Sahati do jetë si pallat barez

Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka sqaruar se çfarë do të ndodhë me zonën përreth sahahtit të Tiranës, ku tashmë po ndërtohet një pallat.

Erion Veliaj: Unë jam krenar që nën drejtimin e bashkisë kam negociuar për çdo cm katror si të isha një tirons denbabaden.

Alban Dudushi: E ke sfumuar atë çfarë është kulla historike e Tiranës, sahatin…

Pranvera Borakaj: Nuk do ta shohim më orën, se do na i zejë sytë ndërtesa pas…

Erion Veliaj: Do shohësh një pallat barez të viteve ’90. Pra, sfondi i sahatit të Tiranës do jetë më dinjitoz se sa një pallat barez që ti ke parë në vitet ’90 kur shkonim me anije në Bari.

Pasardhës i Ramës? Veliaj: Do jem në krah të tij!

Erion Veliaj i pyetur se nëse në Partinë Socialiste po diskutohet për pasardhësin e Ramës, ai u përgjigj se ndryshe nga partitë e tjera, që bëjnë plane për këtë çështje, do ti qëndrojë në krah kryeministrit.

“Është një familje që nuk vuan nga këto ankthe. Në qoftë se në Partinë Demokratike, teksa ne flasim këtu, Bujar Nishani me Genc Pollon janë mbledhur diku dhe po komplotojnë dtaën 26, si do heqin humbësin e radhës nga partia.

Në qoftë se në partitë e tjera po bëhet plani për ditën pas, dita e humbjes dhe si do pastrohet oborri i Shqupit, jo vetëm nga gropat që s’arrijnë të asfaltojnë dot. Por, në Partinë Socialiste, plani për datën 26 është si do kapim rekordin e vaksinimit dhe si do kapim rekordin e shtëpive të reja, ndërs ane jemi një shtëpi që nuk vuan nga këto ankthe dhe nuk ka këto dilema”, tha ai.

Veliaj: Dua një mandat të tretë në Bashki!

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i pyetur se nëse kërkon edhe një mandat të tretë në Bashkinë e Tiranës, u shpreh se do ta bënte me kënaqësi.

Alban Dudushi: Edhe sa kohë do rrish kryetar bashkie? Edhe sa mandate?

Erion Veliaj: E thotë ligji. Edhe 1 maksimalisht. Në qoftë se qytetarët e Tiranës do më japin bekimin dhe privilegjin t’ju shërbej edhe një mandat të tretë, unë do ta bëj këtë me kënaqësi. Ligji thotë mund ta bësh deri në tre herë këtë punë dhe nëse ky qytet ma jep privilegjin t’i shërbej edhe një mandat të fundit unë do ta bëj me shumë kënaqësi që edhe unë të çoj punën deri në fund.

g.kosovari

Next Post
“Sinovac 83.5% efektive në luftën anti-COVID”/ New York Times: Më shumë se ç’ishte menduar

"Sinovac 83.5% efektive në luftën anti-COVID"/ New York Times: Më shumë se ç'ishte menduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In