• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasaporta europiane, Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda Dhjetorit 2027

by A R
09/05/2025 22:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasaporta europiane është një nga pikat kyçe të fushatës elektorale të Partisë Socialiste, me premtimin se  është rruga e vetme drejt saj. por sa e realizueshme është në  praktikë?

Sipas Kryeministrit Edi Rama i cili ndodhet në “Opinion” në Tv Klan, i shoqëruar nga njëpjesë e ekipit  të tij përtu përballur me gazetarët, Bashkimi Europian ka vendosur një afat që deri në Dhjetor të vitit 2027 duhet të mbyllen të gjitha negociatat.

Rama thotë se kjo duhet të nënkuptojë diçka për këdo që e dëgjon pasi Shqipëria është i vetmi vend që BE i  ka dhënë një kalendar të tillë.

Deklaratat e tij kundërshtohen nga Neritan Sejamini që thotë se BE nuk e ka thënë këtë publikisht dhe as në raportet e tyre.

Blendi Fevziu: Z. Rama, ju thoni që deri në 2027-ën kemi shanse të përmbyllim procesin me Bashkimin Europian. Ndërkohë, ish-kryenegociatori juaj ka thënë që ky është një afat i pamundur për t’u kapur.

Edi Rama: Tani çfarë të të them unë?

Blendi Fevziu: Po të bëj pyetjen konkrete, ka qenë njeriu që është emëruar nga ju si kryenegociator dhe thotë kjo është e pamundur. Më jepni një përgjigje. Mund të jetë që ai s’ka të drejtë ose…

Edi Rama: Ai kur ishte kryenegociator, thoshte që deri në 2028 ne do të futemi. Tani nuk është kryenegociator dhe ka një  mendim tjetër, njerëzit ndryshojnë, kanë fleksibilitete të caktuara. Ai ka opinionin e vet. Tani në 2027 nuk e them unë se kjo është një gjë tjetër, nuk e them unë, nuk është një datë që e kam vënë unë ose që e kemi vënë ne. 2027 është datë e vënë nga BE në tavolinë me ne. Fakti që ata i japin Shqipërisë një gjë që s’ia kanë vënë asnjë vendi duhet t’ju vërë një çikë në mendime, nuk mund të jeni kaq…

Blendi Fevziu: Sa herë e kanë ndërruar ata…

Edi Rama: Asnjëherë!

Neritan Sejamini: Kush jua ka vënë kalendarin?

Edi Rama: Komisioni Europian na ka vënë kalendarin përpara me faza, do të hapet ky kapitull, do të   punohet këtu, do të mbyllet ky kapitull, do të hapet ky kapitull. Brenda Dhjetorit 2027 duhet të mbyllen të gjitha negociatat.

Neritan Sejamini: Kanë thënë ata që duhet t’i mbyllim?

Edi Rama: Duhet t’i mbyllim ne bashkarisht me ata, duhet t’i mbyllim ne dhe ata.

Neritan Sejamini: Procesi është i bazuar mbi meritë dhe mbi plotësimin e të gjitha kushteve.

Edi Rama: Po çfarë po thua tani? E dimë pra këtë gjë dhe fakti që ata e bëjnë këtë, do të thotë që ata kanë parë gjëra që nuk i sheh ti Neritan, a e kupton sepse ata kanë 1000 veta që punojnë për negociatat. 

Neritan Sejamini: Unë mund të them përmendësh të gjitha raportet e tyre, të gjitha përfundimet e tyre…

Edi Rama: Kush mëson përmendësh… si prapë këtë do të diskutojmë tani? Po si mo do të diskutoj mety  unë se çfarë thotë Bashkimi Europian? 

Neritan Sejamini: Mund të më dëgjosh një  sekondë?

Edi Rama: Do vësh ti në dyshim çfarë thonë ata?

Neritan Sejamini: Jo, nuk po them këtë gjë, po them diçka tjetër që…

Edi Rama: A mund të flisni me këta të tjerët se nuk kemi ardhur, mua këtu më keni prapë.

Neritan Sejamini: Po t’i numëroj të gjitha me radhë, kanë tjetër qëndrim nga ai që thoni juve. Ti thua atje ku jemi ne me dhomë të mbyllur, ma thonë mua ata dhe nuk ia thonë askujt se ata nuk kanë deklaratë publike për këtë gjë, raportet e tyre nuk e thonë këtë gjë.

Edi Rama: Për çfarë nuk kanë deklaratë publike?

Neritan Sejamini: Për 2027.

Edi Rama: Po nuk ke dëgjuar mo Neritan se e kanë publike disa herë.

Neritan Sejamini: Ku? Kush?

Rama qesh. Luftë me faktet.

Next Post
LaCivita komenton ‘non gratën’ e Berishës: Vendimi ishte i Joe Biden, ndërhyri në zgjedhje!

LaCivita komenton ‘non gratën’ e Berishës: Vendimi ishte i Joe Biden, ndërhyri në zgjedhje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Artan Myrtajt, Policia del me njoftim për ngjarjen e rëndë, kush është kalimtari i plagosur

Vrasja e Artan Myrtajt, Policia del me njoftim për ngjarjen e rëndë, kush është kalimtari i plagosur

September 20, 2026

Merz në telashe, zgjedhjet rajonale sjellin një tjetër goditje për kancelarin

September 20, 2026
U vra sot në mes të Sarandës, kush është Tani i Ruzhdiut me precendetë të shumtë penalë

U vra sot në mes të Sarandës, kush është Tani i Ruzhdiut me precendetë të shumtë penalë

September 20, 2026
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi sulmojnë me raketa dhe dronë Arabinë Saudite

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi sulmojnë me raketa dhe dronë Arabinë Saudite

September 20, 2026
Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen 2 persona. Sekuestrohen mbi 22 mijë euro, si dhe veshje e steka cigaresh

Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen 2 persona. Sekuestrohen mbi 22 mijë euro, si dhe veshje e steka cigaresh

September 20, 2026
“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën

“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën

September 20, 2026
Tronditet Saranda! Vritet në qendër të qytetit 42-vjeçari, plagoset edhe një kalimtar

Tronditet Saranda! Vritet në qendër të qytetit 42-vjeçari, plagoset edhe një kalimtar

September 20, 2026
FOTO / Po hetonte korrupsionin në polici, ekzekutohet gazetarja e njohur

FOTO / Po hetonte korrupsionin në polici, ekzekutohet gazetarja e njohur

September 20, 2026
Biznesi i drejton sytë nga punëtorët e huaj/ Të rinjtë emigrojnë, pasi pagat e ulëta nuk bindin

Gjysma e grave jashtë tregut të punës, raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

September 20, 2026
Nga hotelet te apartamentet, pse turistët po ndryshojnë mënyrën e pushimeve në Shqipëri

Nga hotelet te apartamentet, pse turistët po ndryshojnë mënyrën e pushimeve në Shqipëri

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com