• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasaporta e vaksinimit/ Brataj tregon nëse do të ndalohet lëvizja për personat që nuk i marrin dozat

by
20/04/2021 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, jep lajmin se nuk do të ndalohet lëvizja në nivel kontinental e atyre personave që nuk kanë bërë vaksinën anti-Covid, pra që nuk kanë pasaportën e vaksinimit.

Teksa sqaron në një status pasaportën e vaksinimit, Brataj thekson se “për ata persona që nuk kanë bërë vaksinën ose nuk janë infektuar nga virusi, lëvizja e tyre nuk do të ndalohet, madje edhe në një nivel kontinental.

Webfaqja e Bashkimit Evropian nënvizon se çertifikata nuk do të përbëjë një parakusht për lëvizjen e lirë, e cila është një e drejtë themelore në BE”.

Mes të tjerash, ai shkruan në “Facebook” se “Këshilla është që të gjitha llojet e vaksinave në Republikën e Shqipërisë sjellin benefite për shëndetin tuaj”.

Mesazhi i Bratajt:

 

 

PASHAPORTA E VAKSINIMIT TË BE-së!
Covid-19, a do të lëvizim gjatë kësaj vere?
Në një artikull Doctor 33 tregon ecurinë dhe domosdoshmërinë e pashaportës së vaksinës kundër Covid-19, ose mënyrat e tjera për lëvizjen në Bashkimin Evropian.
Certifikata dixhitale e udhëtimit ose “certifikata e gjelbër dixhitale”: është emri “politikisht i saktë” i pashaportës së vaksinimit që Bashkimi Evropian do të donte të niste në qershor. Qytetarët europian që udhëtojnë për punë ose turizëm duhet të provojnë se nuk janë bartës të koronavirusit. Për këtë arsye do të jetë e nevojshme të vërtetohet një nga tre kushtet e mëposhtme:
Të keni bërë vaksinën kundër Covid-19.
Të jeni shëruar në gjashtë muajt e mëparshëm nga Covid-19 dhe të keni vërtetim për këtë.
Të keni bërë tampon që vërteton se nuk jeni të infektuar nga virusi.
Janë tre variante të ndryshme që disi e komplikojnë procesin e miratimit të propozimit të paraqitur në mars nga Komisioni i BE-së, Parlamentit Evropian. Në fakt, do të kërkohej një minimum uniformiteti në modularët e vendeve anëtare të BE-së dhe në të njëjtën mënyrë do të kërkohej kompjuterizimi i sistemeve të lëshimit të këtyre informacioneve nga spitalet, ose institucionet përgjegjëse.
Komisioneri i BE për tregun e brendshëm, Thierry Breton në TV Francez, theksoi se hyrja në fuqi e certifikatës(pasaportës) mund të kalojë në pjesën e dytë të Qershorit, por një gjë është e sigurt: çertifikata(pashaporta) do të duhet të pranohet në të njëjtën kohë në vendet e Bashkimit Evropian. Së pari, një periudhë prove e kalimit në vendet anëtare nuk përjashtohet.
Çertifikata evropiane “jeshile” do të përmbajë emrin, mbiemrin, datën e lëshimit me metodat (për shembull, informacion mbi çdo vaksinimin, tamponin ose mbi shërimin nga Covid-19.
Ajo do të jetë falas, në gjuhën kombëtare dhe në anglisht, i disponueshëm në smartphone, do të ketë një kod QR të fotografueshëm, do të përmbajë një nënshkrim dixhital anti-falsifikim të autoritetit lëshues dhe do të jetë i vlefshëm në të gjitha 27 vendet e Bashkimit Evropian. Kriteri i dhënies së pashaportës është ende i pa përcaktuar. Sipas Brukselit, autoritetet lokale shëndetësore mund ta caktojë atë, për shembull përmes qendrës shëndetësore ku qytetari ka bërë vaksinimin.

Mundësisht do të merret më vonë, në format dixhitale të shkarkueshëm në telefonin tuaj celular, ose direkt në letër.
Sidoqoftë, për ata persona që nuk kanë bërë vaksinën ose nuk kanë janë infektuar nga virusi, lëvizja e tyre nuk do të ndalohet, madje edhe në një nivel kontinental. Webfaqja e Bashkimit Evropian nënvizon se çertifikata nuk do të përbëjë një parakusht për lëvizjen e lirë, e cila është një e drejtë themelore në BE. Një deklaratë e rëndësishme, duke konsideruar se nuk është e mundur që të gjithë qytetarët të vaksinohen (janë të sëmurë të shëruar prej pak kohësh) deri në fillim të verës, dhe se çdo diskriminim në udhëtime mund të jetë në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe antikushtetuese. Me fjalë të tjera, qytetarët që nuk kanë bërë vaksinën ose tampon do të qarkullojnë në Evropë, por në këtë rast ata do të duhet të përshtaten me çdo kusht të vendosur nga shteti anëtar i BE-së.
Shqipëria e ka dixhitalizuar pashaportën e vaksinës, gjë që na jep një avantazh për lëvizjen e lirë. Në artikullin e mësipërm siç duket, nuk kërkohet lloji i vaksinës, shqetësim për qytetarët që kërkojnë informacion nëse varet nga lloji i vaksinës, lëvizja. Po ashtu nuk mund të përjashtohen qytetarët në moshën nën 18 vjeç tw cilwt nuk do tw vaksinohen.
Qytetarët që nuk u ka ardhur radha të vaksinohen mund të bëjnë tamponin para se të lëvizin.
Qytetarët që nuk duan ta bëjnë vaksinën(nuk është e detyrueshme, por e këshillueshme), nuk mund të ndalohen nga levizja e lirë. Pra janë shkelje të të drejtave të njeriut.
Kuptohet që çdo gjë varet nga vetë shtetet se çfarë politikash do të ndjekin gjatë kësaj vere.
Këshilla është që të gjitha llojet e vaksinave në Republikën e Shqipërisë sjellin benefite për shëndetin tuaj.
Ulin transmetimin e infeksionit.
Ulin në mënyrë të theksuar format e rënda të sëmundjes.
Ulin shtrimet në spitale.
Ulin humbjet e jetës.
Procesi i vaksinimit ka mbërritur në 345.934(12.2%) dhe ka indikuar në uljen e këtyre indikatorëve.
Këshilla, Rekomandimi është:
VAKSINOHUNI, RUANI JETEN!

Next Post
“Nxitësi më i madh i sherrnajës”/ Spiropali akuza ndaj Metës: Ai nuk është President, i hodhi benzinë një zjarri që nuk ekziston

"Nxitësi më i madh i sherrnajës"/ Spiropali akuza ndaj Metës: Ai nuk është President, i hodhi benzinë një zjarri që nuk ekziston

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 29 Korrik 2026

July 28, 2026
VIDEO / Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë në Japoni, paralajmërim për cunami

VIDEO / Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë në Japoni, paralajmërim për cunami

July 28, 2026
Kontrolle “blic” në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu kapet me telefon në qeli!

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut / Vrasja e Albi Bashaliut, Gjykata: Do të dish kush ta vrau vëllain? Dëshmitari: Jo, jam klasë punëtore pa mbështetje

July 28, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Për montazhierët e revolucionit

July 28, 2026
Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

Socialistët nuk i ndahen Shehajt, Manja: Ndaj tij do të bëhet kallëzim në Prokurori

July 28, 2026
Malaj prezanton treguesit financiarë për 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

Malaj prezanton treguesit financiarë për 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

July 28, 2026
Iu gjet në qelinë e burgut të Drenovës, celulari i Laert Haxhiut në laboratorin digjital të SPAK! Pritet ‘zbërthimi’ i bisedave

“Dha urdhër për të më vrarë vëllain”, Xhaferraj dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut: Pyeta të atin, por më tha se…

July 28, 2026
E rëndë në burgun e Reçit! Dy të dënuar dhunojnë punonjësin e Policisë

I dënuar për vrasje në vitin 1997/ Ndërron jetë në burgun e Fierit 52-vjeçari Artur Doku

July 28, 2026
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

Sala: Heqim kufizimin moshor për Check-Up, linjë këshillimi dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

July 28, 2026
Një shekull në “arrati”, si u rikthye në Itali koka e Aleksandrit të Madh

Një shekull në “arrati”, si u rikthye në Itali koka e Aleksandrit të Madh

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In