• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Pasaporta COVID-19”/ Ideja e BE për t’u mundësuar lëvizjen qytetarëve të cilët vaksinohen

by Java News
18/01/2021 12:35
ID:33339404

ID:33339404

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian është duke e shqyrtuar idenë për vendosjen e të ashtuquajturave “pasaporta COVID-19″, të cilat do t’u mundësonin udhëtim të papenguar qytetarëve të cilët vaksinohen kundër koronavirusit.

Këtë gjë e kanë konfirmuar në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel, ndonëse për këtë ide ka sfida ligjore. Burimet thonë se kjo është “një ide e cila meriton të shqyrtohet në nivel të BE-së”.

Sipas kësaj ideje, të gjithë personat të cilët do të vaksinoheshin kundër sëmundjes COVID-19 – që e shkakton koronavirusi i ri – do të merrnin një certifikate me të cilën do ta dëshmonin këtë dhe kjo do t’u mundësonte udhëtim të papenguar. Sipas ekspertëve të Komisionit Evropian, kjo do të ishte diçka e ngjashme me certifikatat për testim që kërkohen sot nga disa shtete për të hyrë në territorin e tyre.

Fillimisht këtë ide e kishte përmendur kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në një letër që i kishte dërguar Komisionit Evropian dhe liderëve tjerë të BE-së.

Edhe kryeministri i Portugalisë, Antonia Costa, vendi i të cilit kryeson presidencën e BE-në, ka shprehur mbështetje për një gjë të tillë. Për vendet si Portugalia e Greqia, ekonomitë e së cilave varen shumë nga turizmi, mundësia e udhëtimit është jashtëzakonisht e rëndësishme për të siguruar një sezon sadopak të suksesshëm turistik këtë vit.

Idenë për “pasaportat COVID-19” e ka përkrahur edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, por më vonë nga Komisioni Evropian kanë sqaruar se ajo e ka bërë këtë “në cilësinë private nga përvoja e saj si ish-punonjëse në shëndetësi”.

Liderët e Bashkimit Evropian do të diskutojnë këtë ide në një samit virtual, që do të mbahet të enjten, më 21 janar. Por, siç është shprehur edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, “një gjë e tillë do të krijojë një frustrim të madh nëse fillon të zbatohet tepër herët”, pasi sipas tij, askush nuk e di se kur do të mund të vaksinohen të gjithë qytetarët të cilët duan të vaksinohen. Por, ai ka konfirmuar se për këtë ide do të diskutohet në samitin të cilin ai do ta udhëheqë.

“Nëse një debat është i komplikuar, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të debatohet fare. Duhet të shqyrtojmë se a pajtohemi që të ketë certifikata të vaksinimit dhe, nëse po, kur do të jenë ato të duhura”, ka thënë Michel teksa ka folur për një televizion holandez.

Vendet anëtare të BE-së janë duke u përballur me një ngecje në procesin fillestar të vaksinimit, për shkak se në treg ende nuk ka sasi të mjaftueshme të vaksinave. Prandaj, edhe shumë ekspertë kanë tërhequr vërejtjen se shtetet nuk mund të diskriminojnë ata të cilët nuk janë vaksinuar, nëse në të njëjtën kohë nuk u është siguruar mundësia e vaksinimit.

Po ashtu ideja prek edhe çështjen e të drejtave të njeriut. Parimisht, në vendet anëtare të BE-së vaksinimi nuk është i obligueshëm. Nëse vërtetimi për vaksinim kërkohet si “pasaportë për të udhëtuar”, atëherë në një mënyrë vaksinimi bëhet sikur të jetë i obligueshëm për të ushtruar të drejtën e lirisë së lëvizjes.

Gjithashtu është përmendur edhe mundësia që për shtetasit e huaj vaksinimi të bëhet si kusht për hyrje në territorin e BE-së. Një gjë e tillë do të ishte më e lehtë sesa për qytetarët e BE-së, por edhe kjo kërkon kohë pasi jashtë BE-së, fushata e vaksinimit është edhe më e ngadalshme.

Ideja për “pasaportat COVID-19” është me shumë pikëpyetje edhe nga aspekti epidemiologjik sepse ende nuk ka dëshmi se të vaksinuarit, që mund të kenë imunitet, nuk e përhapin virusin te të tjerët.

Të gjitha këto parime do t’i kenë parasysh shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së gjatë diskutimit të tyre të enjten, kur do të bisedojnë edhe për nevojën e përshpejtimit të fushatës së vaksinimit të qytetarëve kundër koronavirusit të ri./REL

g.kosovari

Next Post
“Vila e pestë le të presë”, Veliaj vijon me akuzat: Luli ka ku të flejë, ne do strehojmë familjet e dëmtuara nga tërmeti

"Vila e pestë le të presë", Veliaj vijon me akuzat: Luli ka ku të flejë, ne do strehojmë familjet e dëmtuara nga tërmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha nga Kuvendi i PD në Krujë: Protesta e ka bërë Ramën njeriun më të urryer! Jemi njerëz të sheshit dhe moralit!

Berisha nga Kuvendi i PD në Krujë: Protesta e ka bërë Ramën njeriun më të urryer! Jemi njerëz të sheshit dhe moralit!

September 16, 2026
“Kam një problem”- Publikohen pamjet e Sterling dhe historia bëhet më e rëndë se një dënim (VIDEO)

“Kam një problem”- Publikohen pamjet e Sterling dhe historia bëhet më e rëndë se një dënim (VIDEO)

September 16, 2026
Majko përlotet pas vendimit për ish-liderët e UÇK, ish-kryeministri: Dramë njerëzore e jashtëzakonshme, mund të cenojë historinë!

Majko përlotet pas vendimit për ish-liderët e UÇK, ish-kryeministri: Dramë njerëzore e jashtëzakonshme, mund të cenojë historinë!

September 16, 2026
VIDEO/ Vendimi i Hagës për liderët e UÇK, protestuesit gjuajnë me gurë godinën e Qeverisë, arrestohet një prej tyre! Tubim edhe para Parlamentit

VIDEO/ Vendimi i Hagës për liderët e UÇK, protestuesit gjuajnë me gurë godinën e Qeverisë, arrestohet një prej tyre! Tubim edhe para Parlamentit

September 16, 2026
“UÇK nuk është vetëm një emër në histori”- Sulmuesi i Kombëtares shqiptare reagon pas vendimit të Hagës: Liri që nuk erdhi falas!

“UÇK nuk është vetëm një emër në histori”- Sulmuesi i Kombëtares shqiptare reagon pas vendimit të Hagës: Liri që nuk erdhi falas!

September 16, 2026
EMRAT/ I plagosuri me armë në Durrës është avokat, mister motivi! Policia në kërkim të autorit!

EMRAT/ I plagosuri me armë në Durrës është avokat, mister motivi! Policia në kërkim të autorit!

September 16, 2026
Rrëzimi i akuzave për ‘krime kundër njerëzimit’ në Hagë, prokurorja West: Vendimi do të analizohet me kujdes! Asnjë mbi ligjin

Rrëzimi i akuzave për ‘krime kundër njerëzimit’ në Hagë, prokurorja West: Vendimi do të analizohet me kujdes! Asnjë mbi ligjin

September 16, 2026
“Pushtohet” nga shqiptarët Gjykata Speciale në Hagë në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK

Dënimi i ish-liderëve të UÇK, deputetja e PDK thirrje për nisjen e procedurave institucionale për zhbërjen e Gjykatës Speciale

September 16, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

A u rrit turizmi këtë sezon në Shkodër dhe Pogradec?

September 16, 2026
Vuçiç i pakënaqur me 81 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit!

Vuçiç i pakënaqur me 81 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com