• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pasagjeri që ‘parashikoi’ tragjedinë ajrore

by A R
25/06/2019 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një pasagjer i MH17 “parashikoi” fundin tragjik të avionit të Malaysia Airlines në një postim në Facebook, pak përpara se hipte në të. Cor ‘Pan’ Schilder nga Holanda ishte në mesin e 283 pasagjerëve që udhëtonin nga Aeroporti Schiphol i Amsterdamit për në Kuala Lumpur, më 17 Korrik të 2014-s.

33-vjeçari po shkonte në Malajzi për pushime sëbashku me të dashurën e tij 30-vjeçare, Neeltje Tol. E sigurisht duke qenë entuziast për pushimet që e prisnin, ai ndaloi para avionit Boeing 777-200ER për të shkrepur një fotografi në pistë.

Më pas e publikoi imazhin në Facebook me përshkrimin: “Nëse avioni zhduket, kishte këtë pamje”. Besohet se 33-vjeçari po bënte humor të zi, në referencë të Malaysia Airlines MH370, që u zhduk më 8 Mars të 2014-s, me 239 persona në bord.

Fillimisht miqtë e Cor e morën mesazhin e tij me humor dhe u përgjigjën po me humor. Por 7 orë më vonë, kur u përhap lajmi se një avion i Malaysia Airlines ishte goditur në fluturim në lindje të Ukrainës, miqtë e tij nisën të shqetësoheshin nëse avioni ishte ai që miku i tyre kishte postuar në rrjetet sociale.

Në këtë pikë u konfirmua se Con dhe e dashura e tij ishin në mesin e viktimave. 298 personat që ndodheshin në bord, 283 pasagjerë dhe 15 anëtarë të stafit, humbën tragjikisht jetën.

Avioni humbi kontaktet me kullën e trafikut ajror rreth 4 orë pasi ishte ngjitur në fluturim, 50 kilometra nga kufiri ruso-ukrainas. Avioni u rrëzua në zonën e Donetsk, një territor i kontrolluar nga separatistët.

Në Tetor të 2015-s autoritetet konkluduan se avioni ishte goditur nga një raketë ruse, duke bërë që të ndahej në dysh në ajër. Javën e shkuar, 4 persona u vunë nën akuzë për vrasje, për tragjedinë në fjalë. Gjyqi ndaj tyre pritet të nisë Marsin e ardhshëm në Hagë./

Next Post
Gazetari gjerman, sërish në sulm: Avokati i Ramës, një nga më të shtrenjtët

Gazetari gjerman, sërish në sulm: Avokati i Ramës, një nga më të shtrenjtët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara

Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara

October 19, 2026
Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

October 19, 2026
Macron humb kontrollin mbi Francën? Shteti nën presion, grabitje, përleshje dhe rebelim në rrugë

Macron humb kontrollin mbi Francën? Shteti nën presion, grabitje, përleshje dhe rebelim në rrugë

October 19, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Reagon Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit!

October 19, 2026
SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

October 19, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

Deklarata e Berishës për protestën? Alibeaj: Ai është hipokrit, qytetarët duan edhe largimin e tij

October 19, 2026
13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

October 19, 2026
Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

October 19, 2026
Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

October 19, 2026
Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com