Pas të nxehtit afrikan që shkaktoi shumë vatra zjarri, në vendin tonë kanë mbërritur stuhitë, të shoqëruara me reshje të forta shiu dhe erëra.
Në parkun e Drilonit dhe në të Pogradecit stuhia e erës ka rrëzuar pemët shumëvjeçare. Fatmirësisht nuk raportohet për asnjë person të lënduar.
Punëtorët e shërbimeve mjedisore në bashki kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po pastrojnë zonën.