• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas zgjedhjeve…qameti!

by Mero Baze
09/12/2024 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Për Partinë Demokratike, “viktimizimi” prej Berishës, si një arsye e fortë për të mos fituar kurrë, vlen më shumë se entuziazmi fals, që e paraqet Berishën si aset të fortë të fitores imagjinare të tyre. Kjo e dyta, përveçse nuk i shpëton nga humbja e thellë, do t’i shkatërrojë shumëfish pas zgjedhjeve, pasi rrit pritshmëritë pa qenë nevoja tek një pjesë e paqartë e elektoratit të tyre.

Duke pranuar Berishën si problem, PD del më pak e dëmtuar nga zgjedhjet, pasi nuk ka çfarë pret. Do të humbasë, por ama ka të drejtë të përcjellë Berishën në shtëpi e më pas të shikojë hallet e veta. Njerëzit janë më të qartë për arsyen e humbjes dhe akoma më të qartë për një të ardhme pa të.

Por çfarë po ndodh?

Berisha, që e ka kuptuar këtë rrezik, po lufton që të ngrejë një entuziazëm fals që shkakton të qeshura në shoqërinë shqiptare. Për shembull, Topalli thotë: “Rikthimi ka ndodhur”, domethënë Berisha ka fituar. Vazhdon Flamuri dhe cakton shifrën 60 për qind. Pastaj del Berisha dhe thotë se “do të më heqë Trumpi ‘non grata’-n”. E gjithë kjo estradë, me sytë e të gjithëve, ka vetëm një qëllim: të kenë mundësi të bëjnë sikur po luftojnë deri më 11 maj. Pastaj, arsyet e humbjes i ka gati prej 34 vitesh: “M’i vodhën, m’i blenë, m’i kërcënuan zgjedhësit”, etj.

Problemi është fiks që pas 11 majit të mos ndodhë ajo që duhet të ndodhë, që Berisha të marrë ndëshkimin dhe të ikë në shtëpi, por të vazhdojë të qëndrojë për të tërhequr zvarrë PD-në.

Shikoni me çfarë përpiqen të gënjejnë demokratët. “Kemi miratuar 3 rezoluta”, thonë në partitë e djathta. Jam shumë i habitur pse nuk kanë miratuar 6, për shembull, pasi miratimi i një rezolute brenda familjes politike është rutinë për çdo hallexhi. Kur kërkon një rezolutë, thjesht tregon se ke një hall që s’ta zgjidh dot njeri, por mund të ankohesh brenda familjes.

Vënë dhe gazetarë t’i paraqesin këto si maja suksesesh dhe dështime të Edi Ramës. Merre me mend të kishin këta aksesin ndërkombëtar të Edi Ramës. Këta, me rezoluta që i shkruajnë vetë, i lexojnë vetë dhe i shpërndajnë vetë, shpallin sukses ndërkombëtar. Dhe flasin për një familje politike që njeh ende Lulzim Bashën si faktor në PD, i cili realisht nuk është, por vetëm për shkak të Berishës, të cilit s’i zënë dot as emrin në gojë.

Pra, me rezoluta false, me deklarata entuziazmi fals dhe, mbi të gjitha, me strategji pa rrugëdalje për krizën e tyre, ata duan të shkojnë drejt 11 majit duke gënjyer demokratët që gjithë punët i kanë në rregull, por “seç ka ndodhur gjatë rrugës” dhe kanë marrë 25 për qind. Pastaj, pas zgjedhjeve, qameti. Dhe do fillojnë këngën nga e para, derisa të vdesë ose Berisha, ose PD.

Next Post
Shoku i Martin Canit niset drejt Italisë për kurim, flet i ati: Spitali s’na dha garanci që Luisi do t’i rikthehet futbollit!

Shoku i Martin Canit niset drejt Italisë për kurim, flet i ati: Spitali s’na dha garanci që Luisi do t’i rikthehet futbollit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”

Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”

September 27, 2026
U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

September 27, 2026
Fier/ Zjarri përfshin tokat bujqësore në Ndërnenas, flakët drejt serave dhe stallave

Fier/ Zjarri përfshin tokat bujqësore në Ndërnenas, flakët drejt serave dhe stallave

September 27, 2026
Kredi pa interes për administratën, 2 164 aplikime për vetëm 300 kuota

Kredi pa interes për administratën, 2 164 aplikime për vetëm 300 kuota

September 27, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

September 27, 2026
Vlorë/ Vodhi kasën e supermarketit pasi theu xhamin, arrestohet 32-vjeçari

Vlorë/ Vodhi kasën e supermarketit pasi theu xhamin, arrestohet 32-vjeçari

September 27, 2026
Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

September 27, 2026
Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

September 27, 2026
Ç’tregon sufiçiti 8-mujor i Buxhetit të Shtetit?

Ç’tregon sufiçiti 8-mujor i Buxhetit të Shtetit?

September 27, 2026
Shqipëria nuk ndalet pas Bjellorusisë, kuqezinjtë përgatiten për duelin me San Marinon

Shqipëria nuk ndalet pas Bjellorusisë, kuqezinjtë përgatiten për duelin me San Marinon

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com