• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Pas zgjedhjeve/Erdogan para sfidave madhore ekonomike

by Java News
29/06/2018 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i mundi lehtësisht rivalët e tij në zgjedhjet e 24 qershorit, por analistët paralajmërojnë se sfidat ekonomike dhe financiare janë kundërshtarë më të fortë për të.Tregjet financiare reaguan pa shumë entuziazëm ndaj fitores së zotit Erdogan dhe parties së tij AKP, duke ruajtuar gjithashtu edhe kontrollin e parlamentit, megjithëse me një partner elektoral, partinë MHP. Fuqizimi fillestar i lirës dhe tregur të akisoneve, nuk zgjati shumë.

Analistët sugjerojnë se ka një ndjenjë lehtësimi që presidenca dhe shumica parlamentare nuk i kaluan një partie rivale, siç ishte parashikuar nga disa anketa. Ekonomisti Inan Demir i organizatës Nomura International tha se bllokimi politik do të kishte qenë problem.

“Për tregjtet ka rëndësi stabiliteti i konfiguaracionit politik në mënyrë që presidenti të ketë hapësirë të funksionojë, pa iu dashur të hase bllokimin e një shumice parlamentare kundërshtare në çdo hap, duke shmangur kështu mundësinë e zgjedhjeve të parakohëshme”, tha zoti Demir.

Ai shton se për tregjet, më e rëndësishmja është aftësia e presidentit për të përballur sfida urgjente ekonomike.Në dy vitet e kaluara, zoti Erdogan ka përdorur programe masive shpenzimesh për të konsoliduar ekonominë, duke e çuar ritmin e rritjes në mbi 7 për qind në vit. Para zgjedhjeve të qershorit, shpenzimet u rritën edhe më shumë me pagesa që kapnin shumën e miliarda dollarëve për pnesionistët, si edhe anghazhime të tjera të shtrenjta.

Agjencitë ndërkombëtare që japin vlerësimet për gjendjen financiare dhe FMN-ja kanë paralajmëruar vazhdimisht se ekonomia turke po acarohet, duke rritur inflacionin dhe duke rrezikuar një kolaps. Këto shqetësime shkaktuan një rënie drastike të vlerës së lirës muajin e kaluar, ndërsa investitorët barktisën tregun turk. Normaliteti u kthye vetëm nga rritja urgjente e përqindjes së interesit, ndër nivelet më të larta në botë.

Pas zgjedhjeve, presioni ndaj zotit Erdogan për të ribalancuar ekonominë, është rritur. “Politika në këtë drejtim do të jenë kyç për të rikthyer besimin tek ekonomia dhe për të rritur garancitë tek aftësia e Turqisë për të siguruar fondet e nevojshme për defiçitin e thellë dhe për të përmbushur detyrimet pët të lartë borxhet”, shkruante agjencia e monitorimit të kreditit, Moody.

Turqia merr hua mbi 15 miliardë dollarë çdo muaj nga tregjet globale për të përmbushur detyrimet financiare.“Erdogan përballet me një dilemë: Balanca e jashtme e ekonomisë turke kërkpn politika konvencionale, paketa të rrepta ekonomike, reforma strukturore. Por balanca e brendshme kërkon politika për rritjen e shpenzimeve. Erdogan është në pozitë të vështirë”, thotë analisti politik Atilla Yesilada i grupit “Global Source Partners”.

 

Zoti Erdogan mund të mos marrë masa të rrepta ekonomike dhe të vazhdojë me shpenzimet, nga frika se ekonomia turke mund të shkojë drejt recesionit.

Hapësira për manovrim mund të kufizohet më tej sepse partisë së tij AKP, i duhet mbështetja e partisë MHP për të siguruar shumicën. Megjithëse presidenti turk ka tani kompetenca të zgjeruara me rizgjedhjen e tij, parlamenti duhet të ratifikojë buxhetin. MHP është shprehur me forcë kundër masave shtrënguese.

Analistët parashikojnë që recesioni mund të ndodhë në vjeshtë me fundin e sezonit të turizmit.Analistët parashikojnë gjithashu se reforma është jetike për të fituar besimin e tregjeve financiare tek aftësia e tij për të drejtuar ekonominë, përgatiti ”VoA”. (b.an)

Next Post
Prokuroria nis hetimet për Bashën, dekonspiroi operacionin për 3.4 milionë euro

Prokuroria nis hetimet për Bashën, dekonspiroi operacionin për 3.4 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

March 19, 2026
Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

March 19, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

March 19, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

March 19, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Gjyqi për Metën, Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

March 19, 2026
Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

March 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

March 19, 2026
Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

March 19, 2026
“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In